Shkrimtarët dhe njerëzit e letrave shqipe jo rrallë kanë gabuar kur për shkak të staturës së tyre intelektuale e publike kanë mbajtur qëndrime e kanë ndërhyrë në politikë!
Kjo sepse politika është art mbi të gjjitha artet dhe jo kushdo mund ta përtypë!
I vetmi shkrimtar dhe njeri i letrave që nuk ka gabuar në politikë është i madhi Ibrahim Rugova!
Presidenti Rugova ka thënë: “Politika është njëlloj si me përtypë gurë të nxehtë”. Pra, nuk është sport për gjithëkënd!
Ka gabuar i madhi Gjergj Fishta duke ju kundërvënë Zogut jo pak herë e pat mbajtur një fjalim gjatë varrimit të një terroristi dhe vrasësi si Avni Rustemi!
Ka gabuar Fan Noli sepse ishte një idealist që besonte në ideologji të gabuar i cili arriti të jetë në krye të një revolucioni grusht shteti duke jo vetëm mos e kuptuar Zogun dhe vizionin e tij por qeverisja 6 mujore e tij qershor – dhjetor 1924 ishte një dështim katastrofal.
Noli sidoqofte në gjallje të tij e kuptoi gabimin e tij dhe arriti edhe ti kërkojë falje Mbretit Zog! E pati këtë kurajo e për këtë duhet vlerësuar.
Ka gabuar Ismail Kadare, qëndrimet e të cilit i kam analizuar në një shkrim tjetër por dua të veçoj qëndrimin ambig e skandaloz ndaj revolucionit të 97es e sidomos skuthllëkun e tij ndaj qeverisjes se Edi Rames e langojve të Sorosit që pozonin me të sa ishte gjallë!
Ka gabuar shumë rëndë Rexhep Qosja si me qëndrimet e tij në Kosovë por edhe ndaj ngjarjeve shumë tronditëse në Shqipëri!
Ky i fundit sidomos me tre gishtat në Vlorë shkon përtej gabimit sepse një figurë e staturës së tij e dinte fort mire se çfarë simbolizonin tre gishtat e pansllavizmit.
Pra, kur përmendim figura të tilla mendoj se të paktën të mos e marrim qëndrimin e tyre politik si reference sepse kjo nuk na ndihmon as neve e as figures së tyre në art e letërsi!

Burimi/Facebook


Leave a Reply