Prifti dhe patrioti Papa Kristo Negovani mbetet një nga martirët e gjuhës shqipe. Në fund të shekullit XIX ai guxoi të bëjë diçka që në atë kohë konsiderohej e rrezikshme: të mësonte dhe të meshonte në gjuhën shqipe.
Në fshatin Negovan, pranë Follorinës, ai e ktheu shtëpinë e tij në një shkollë ku më shumë se 100 fëmijë dhe të rritur mësuan shkrim e këndim shqip. Por ky guxim do t’i kushtonte jetën.
Në vitin 1905, pas kërcënimeve nga mitropoliti grek i Kosturit, Negovani u vra në mënyrë mizore nga andartët grekë.
📜 Amaneti i tij mbeti i paharruar:
“Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb. Pa shkronjat shqip, fjala shqiptar do të humbë.”
Një histori sakrifice që kujton se gjuha shqipe është mbrojtur me gjak nga patriotët e saj.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply