Një suplement historik për Shqipërinë, me shkrime të gazetës “Illyria” botohet nga gazeta njujorkeze me tirazhin më të lartë “New York Daily News”. Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” botoi, ditën e martë, më 27 nëntor 2012, një numër special me 300 faqe kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Duke i mbetur besnike traditës së saj të numrave voluminozë dhe cilësorë kushtuar Ditës së Flamurit, edhe këtë vit, gazeta botoi një mori shkrimesh historikë, e një paradë të bukur përshëndetjesh e urimesh të individëve, familjeve, bizneseve dhe organizatave më njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Një urim të veçantë kanë botuar në këtë numër të gazetës “Illyria” dy nga figurat më të shquara shqiptaro-amerikane në botën e kinematografisë, Jim Belushi dhe Stan Dragoti. Ata i kanë dërguar gazetës një foto historike të pabotuar më parë, në të cilën të dy artistët kanë pozuar veshje popullore shqiptare në California, në vitin 1985, në një kohë kur pak kush mes shqiptarëve dinte ndonjë gjë për prejardhjen e tyre.
Një veçanti e jashtëzakonshme e këtij viti është që një numër artikujsh të zgjedhur, të gazetës “Illyria”, u përzgjodhën nga gazeta njujorkeze me tirazhin më të madh, “New York Daily News”, dhe do të botohen në anglisht, në formën e një suplementi festiv, në 28 Nëntor , nga për të nderuar 100-vjetorin e Shqipërisë.
Me këtë rast, “New York Daily News” ka intervistuar shkrimtarin Ismail Kadare posaçërisht për këtë supplement special dhe intervista botohet njëkohësisht në të gazetat, atë amerikane dhe në shqiptaren “Illyria”.
Një shkrim të veçantë ka dërguar me këtë rast eksperti dhe ish-diplomati i njohur James Hooper (Xhejms Huper) i cili ka luajtur një rol të dorës së parë në rivendosjen e lidhjeve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Shkrime për inxhinierin Wilson Kokalari, për shkrimtaren shqiptaro-amerikane Loretta Chase, për figura arbëreshe në SHBA si dhe një i dom Lush Gjergjit për Nënë Terezën, janë vetëm disa nga temat e gazetës “Illyria” të përfshira edhe në suplementin historik.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply