Dom Ardian Arra,prifti nga Shkodra, ka reaguar lidhur me incidentin në përfaqësinë e Vatikanit, duke e cilësuar gjestin të papranueshëm, por duke theksuar se ai nuk përfaqëson frymën dhe qëllimin e protestës.
Sipas tij, më shqetësuese se ky incident është gjendja e rëndë sociale dhe demokratike në vend, e cila, sipas tij, kërkon një reagim të fortë dhe solidaritet me qytetarët që protestojnë.
Në reagimin e tij, Dom Ardian Arra thekson se protesta dhe reagimi qytetar në situatën aktuale përbëjnë një emergjencë kombëtare dhe një vlerë morale.
Reagimi i plotë:
“Une e shum te tjere mendojne se gjesti ne fjale edhe pse i papranushem asht nje rast sporadik dhe nuk shpreh aspak frymen dhe qellimin e protestes dhe si i tille nuk asht aq shqetesues sa asht gjendja e rande dhe shkaterruse e rendit social e demokratik e vendit tone e shkaktuar nga kjo klike amoralesh dhe dhunusish. Kjo po qe kerkon jo thjesht nje deklarate por nje reagim te forte nga ana jone dhe gjithashtu nje solidarizim me ate qe protestojne. Reagimi dhe protesta sot asht nje emergjece kombtare dhe vlere morale.”

Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply