A ka turp më të madh për një shoqëri, e a ka dëshpërim më të madh sesa ky kur dhuna quhet “ngritje e rinisë” e mbushje e sheshit ndërsa shpallet “Hero” e “Luan”, i biri i një polici që rreh 6 policë???
Kjo është me të vërtetë gjëja më e pakuptimtë dhe më e papranueshme.
Nuk e gjykoj fare “djaloshin karate kid” se ndoshta ai as e ka ditur çpo bënte e çpo ndodhte…
Ai mund të ketë qenë i mbushur me revoltë të drejtë e adrenalinë.
Por zgjimi i shoqërisë me “heroin” e “ngjarjes epike” duke e shpallur si rezistencë ndaj Regjimit, tregon se diçka është prishur në zemrekun logjik të shoqërisë.
I biri i një polici, do duhej të kishte nderim absolut për ligjin e policin e do duhej të shihte babain e tij tek çdo polic.
Ndaj kujdes kur shpallni heronj sepse do të shkojmë në udhë pa krye kështu.
Nga ana tjetër, dhuna e djeshme e policisë kundër Protestuesve dhe reagimi eklektik e aspak profesional dje dhe sot, janë një turp i skajshëm më vete…
Një porosi e kam: Mos digjni Bashki e Ministri, sepse bashke me to digjni edhe letrat që i fusin në Burg, Drejtuesit e tyre…
Mos ua bëni këtë nder, se edhe po nuk ua dogjët ju letrat, u jepni alibinë që të thonë nesër në SPAK se na u dogjën letrat nga “Revolucioni”…
Mos i shpëtoni nga Burgu, mos…
Kaq
Burimi/Facebook


Leave a Reply