Marjana Koçeku denoncon dhunën ndaj studentëve: Ervin Demo, ndaloni dhunën dhe hiqni duart prej tyre!
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas ngjarjeve të sotme, duke akuzuar ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për dhunë ndaj studentëve që po protestojnë kundër sistemit.
Në një reagim publik, Koçeku i ka kërkuar ministrit të ndalojë dhunën dhe të mbrojë studentët, duke theksuar se pakënaqësitë e tyre ndaj sistemit duhet të dëgjohen dhe jo të përballen me forcë.
Deputetja e ka cilësuar ngjarjen si një tregues të asaj që ajo e konsideron frikë dhe padrejtësi nga ana e institucioneve, ndërsa ka kërkuar që studentët të mos bëhen objekt i ndërhyrjeve të dhunshme.
“Dhuna kundër studentëve nuk duhet të jetë suksesi yt i parë pas ardhjes në detyrë si Ministër i Brendshëm. Ndalo dhunën, mbro studentët dhe lufto padrejtësitë që i kanë çuar ata studentë në shesh. Ngjarja e sotme të tregoi frikacak e të padrejtë. Po mbroheni me dhunë kundër njerëzve që nuk i shmangni dot. Hiqni duart prej studentëve!”, shkruan Marjana Koçeku.
Reagimi i deputetes vjen në një kohë kur përplasjet dhe trajtimi i studentëve protestues kanë nxitur reagime politike.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply