Deri në orën 14.00 Shqipëria ka qenë në vëm,endje ndërkombëtare për festën e saj …
të Pavarësisë dhe të gjithë flisnin fjalë të mira,derisa arriti momenti kulminant,momenti kur njerëzit po prisnin me padurim të merrnin pak tortë,të cilën ndoshta kishin shumë vite pa e provuar,pasi nuk kanë para as për të mbijetuar.
Pas prerjes së tortës në qytetin e Vlorës, edhe në Tiranë është prerë torta 14 ton dhe 550 metra katrore, e quajtur ndryshe torta gjigante e pavarësisë, e vendosur në të gjithë gjerësinë e hollit të Pallatit të Kulturës. Kryebashkiaku i Tiranës, Basha, kryeministri Berisha, Presidentja e Kosovës Jahjaga dhe kryeministri Thaçi, të katërt së bashku, kanë prerë tortën gjigante.
Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së tortës, ka nisur edhe kaosi në sheshin Skënderbeu. Radhë të gjata njerëzish kanë qëndruar për orë të tëra për të provuar tortën e pavarësisë, por kjo situatë ka precipituar në shtyrje dhe përplasje,duke treguar kështu varfërinë eksteme që mbizotëron në vendin tonë.
Njerëzit u sulën me babëzi mbi tortë, duke ofruar pamje vërtet skandaloze. Qindra njerëz r u sulën mbi tortë duke e futur nëpër qese dhe tasa.
Më herët qindra mijëra persona kanë dalë në rrugë për të festuar, jo vetëm nga Tirana e rrethe të tjera të Shqipërisë. Ajo që ka rënë në sy ishte numri i madh i shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë, që kishin mbërritur për t’ju bashkuar festës.
http://albnow.com
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply