Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë nga shkencëtarë të cilët janë marrë me studimin e personave që kanë kaluar një goditje në zemrër. Ata shprehen se zemra pas një ataku të tillë fillon dhe rikuperon veten krejt të natyrshme.
Pas një infarti të miokardit, zemra bëhet më e dobët dhe ¼ e pacientëve që vuajn nga kjo sëmundje vdesin brenda 5 vitesh. Kjo gjë deri më sot parandalohet me trajtim me barna ose me ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas shkencëtarëve pas gotitje, zemra krijon enë të reja limfatike të cilat shërbejnë për transportin e qelizave të vdekura dhe baktereve, duke bërë të mundur rikuperimin e saj. Edhe pse ky proces është tepër i ngadaltë dhe nuk arrin kurrë në shërim të plotë. Por studiuesit janë duke testuar një terapi për shpejtimin e rikuperimit me proteina VEG FC të cilat janë arsyeja e reagimit pozitiv të zemrës pas një ataku.
Kjo është rruga e parë drejt shërimit pa ndërhyrje të jashtme apo mjekime të gjata.
Leave a Reply