Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit, FIFA, dënoi ashpër dhunën që shoqëroi dy ndeshje të Kampionatit Evropian në dy qytete franceze, duke i quajtur shkaktarët “ndatërrestarë idiotë” dhe dhunën “të turpshme”.
Mbi 35 vetë u plagosën në Marsejë pasi tifozët britanikë dhe rusë u përleshën brenda dhe jashtë stadiumit Velodrome. Pasi loja mes dy ekipeve përfundoi me barazim, tifozët rusë sulmuan ata britanikë, duke i detyruar që të largoheshin dhe të kapërcenin rrethimet në përpjelje për të ikur.
Në Nisë, dhuna mes tifozëve të Irlandës së Veriut dhe banorëve vendas, shkaktoi lëndimin e shtatë vetëve.
UEFA tha se do duhet të merren masa për të intensifikuar masat e sigurisë në dy stadiumet.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply