Mbrëmë dhe sot në mëngjes në rajonin e Tetovës janë hequr dhe djegur flamuj shqiptarë.
Sipas policisë, mbrëmë janë djegur tre flamuj shqiptarë të vendosur në afërsi të fshatit Sedllarcë e Epërme. Ndërsa, në orën 5 të mëngjesit një person i panjohur ka hequr flamurin shqiptarë nga Shtëpia e Kulturës në Tetovë.
Policia informoi se një person i panjohur rreth orës 05.00 të mëngjesit ka hyrë në Shtëpinë e Kulturës dhe ka hequr flamurin. Ai ka refuzuar urdhërinë e ndalimit nga dy policë që po ruanin objektin e kulturës. Ai ka sulmuar policët, duke i shkaktuar një plagë në dorë me thikë, si dhe ka ikur në drejtim të panjohur. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply