![]()
Në një atmosferë madhështore festive, në praninë e mijëra qytetarëve në sheshin e Kumanovës të shtunën u festua 100 vjetori i pavarsisë së shtetit shqiptar.
Manifestimi filloi me shpalosjen e flamurit gjigant kombëtar në njërën nga ndërtesat në sheshin e qytetit.
Në vazhdim u shfaq një program i pasur me këngë e valle popullore me pjesmarrjen e këngëtarëve të estradës shqiptare.
Kjo ngjarje tuboi mijëra shqiptarë edhe nga trevat e tjera, të cilët përmes sirenave të makinave dhe me familjet e tyre festuan 100 vjetorin e pavarësisë. Shënimi i kësaj ngjarje u mundësua edhe nga mbështetja e Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Kumanovës. Organizatorët theksuan se mbështetja ka qenë simbolike, por më madhështore ka qenë atmosfera festive me rastin e kësaj feste kombëtare. (Z.Jashari/INA)




Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply