Raportim nga qytetarët“Jam Shendeti. Origjinen e kam nga Korca po kam 17 vjet ketu ne Tirane, ne Kombinat. Une kam dy vajza nje ne klase te gjashte dhe nje ne klase te tete. Vete jam invalid gjithashtu dhe gruaja ime. Ka probleme me legenenin nuk cohet pothuajse fare dhe punet e shtepise i bejne vajzat. Ketu malli qe ju shikoni ben rreth 120 mije leke dhe me kane vene disa here gjobe e me kane marre mallin e jam detyruar te le femijet pa buke e te paguaj gjoben prej 20 mije lekesh vetem qe te mund te merrja cfare kisha se ndryshe cte benim. Kam marre per shume vite ndihme ekonomike dhe kemp si per veten dhe per gruan, po gruas ka disa muaj qe ia prene edhe mua po ashtu se kemi toke. Toke qe na figuron se une as nuk e di se kush e ka ate toke e cfare behet se ne as njeri as tjetri nuk jemi te afte qe te punojme. Nga gjithe keto qe kam blere nese fitimi im del 5 mije lek ne dite eshte mrekullia vet po shumicen e diteve eshte e pamundur.Dua me te miren per te gjithe dhe shpresoj qe te bhet me mire per vajzat e mia edhe pse nuk e di me se si te luftoj e cfare te bej nese nuk do te me lene me te dal as ketu”.
http://sapiens.al


Leave a Reply