Filloi me protestë e përfundoi me festë. E gjithë bota sot sytë i kishte nga Kosova dhe ngjarjet në vend. Janë publikuar me qindra artikuj rreth ditës së sotme. Anë e mbanë botës mediat prestigjioze kanë raportuar. Për zgjedhjen e presidentit të ri ka raportuar edhe media serbe B92, e cila ka shkruar duke thënë se ai i cili shpalli Kosovën shtet, sot u bë president, raporton Gazeta NewBorn.
‘’Ky është presidenti i katërt prej kur Kosova shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008, është ky lideri i cili shpalli pavarësinë. Përkrahesit e tij pas zgjedhjes së tij president, kanë filluar të festojnë në sheshet e Prishtinës, me flamuj kombëtarë, të Kosovës e të Amerikës’’ shkruan B92, transmeton Gazeta NewBorn.
Madje, mediat atje shkruajnë se Hashim Thaçi përdori figurën e Adem Jasharit, të Ibrahim Rugovës vetëm për tu zgjedhur president. Ajo ka shkruar se zgjedhja e tij është lajmi më i keq për Serbinë në 15 vitet e fundit.


Leave a Reply