BIG BROTHER është një nga dështimet më të mëdha të shoqërisë sonë dhe një shembull shqetësues i degradimit të vlerave morale, kulturore dhe edukative te rinia shqiptare.
Për fat të keq, disa prindër i lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin emisione të tilla, të cilat shpesh promovojnë banalitetin, konfliktin, mungesën e etikës dhe sjelljet e papërshtatshme. Ndërkohë, shumë prej tyre nuk gjejnë kohë t’i edukojnë fëmijët me historinë tonë kombëtare, me sakrificën e heronjve tanë, me gjuhën, kulturën dhe vlerat që na kanë mbajtur gjallë si popull.
Një komb që ushqen rininë me banalitet dhe e lë në harresë historinë e vet, rrezikon të humbasë orientimin dhe identitetin e tij.
Ne nuk kemi nevojë për një shoqëri që i kthen njerëzit në spektakël, por për një shoqëri që krijon mendje të shëndosha, qytetarë të përgjegjshëm dhe breza që e njohin dhe e respektojnë të kaluarën e tyre.
Po të ishte në dorën time, do t’i ndaloja BIG BROTHER-in dhe të gjitha reality show-t që promovojnë antivlera dhe dëmtojnë edukimin e brezave të rinj.
Sepse shteti nuk duhet të jetë vetëm përgjegjës për ndërtimin e rrugëve dhe institucioneve, por edhe për mbrojtjen e edukimit, kulturës dhe dinjitetit të shoqërisë.
Rinia shqiptare meriton shumë më tepër sesa të rritet duke ndjekur jetën e të tjerëve në ekrane. Ajo meriton të njohë Skënderbeun, Adem Jasharin, heronjtë tanë, historinë dhe sakrificën e popullit tonë.
Le t’i mësojmë fëmijët tanë të bëhen dikush në jetë, e jo thjesht të ëndërrojnë të bëhen personazhe të një reality show!
Burimi/Facebook


Leave a Reply