– Selman Billa –
Të nderuar komentues!
Ky është një rrëfim i imi dhe është shumë i vërtetë. Herë pas here në fb dhe në një emision televiziv i kam dëshmuar të gjitha çfarë kam përjetuar kur është dënuar mësuesi im i dashur Visar Zhiti, çfarë kam ditur dhe çfarë kam mësuar kur ishte në burg dhe pas lirimit. Vilasit e kanë përjetuar shumë keq dënimin e tij dhe i kanë shkuar Agron Kokonës (kryetar i Degës në Kukës) në zyrë. Komentuesit pyesin me të drejtë a ka patur dëshmitarë nga Vila në gjyq. Po ka patur. Këta e ka sqaruar vetë poeti dhe shkrimtari i madh Visari në romanet e tij “Rrugët e Ferrit” dhe “Ferri i Çarë”. Unë jam një nga të pranishmit në gjyq dhe jam ndjerë shumë keq kur i kam dëgjuar dëshmitë e tyre, të cilat nuk kishin të bënin fare me akuzën por thjeshtë me sjelljet e Visarit si mbante flokë të gjata, pantallona të gjëra e sajesa të kota. Duhet ta dini se dëshmitarët ishin të sajuar, intimiduar e kërcënuar me vendin e punës, nuk duhet ta bënin por patjetër do të kishin pasoja. Në fakt një nga dëshmitarët nuk pranoi, madje i thotë hetuesit unë jam i gatshëm të dorzoj edhe teserën e partisë e nuk e bëj se ka hëngër bukë në shtëpinë time! Dëshmitarët ishin sa për t’ja servirur publikut, e vërteta qëndron si më poshtë! Këtë e ka sqarur vetë mësuesi Visar pasi i është vënë dosja në dispozicion! Operativ sigurimi i zonës në atë kohë ishte Bujar Hoxha nga Kavaja. Visari flinte në një dhomë me dy kolegë mësues po nga Kavaja! Në dosje njëri nga këta del me pseudonimin Peneli, i dihet dhe emri. Një tjetër që nuk është nga Kavaja mbante pseudonimin Mali. Këta dy ishin caktuar për të arritur qëllimin që kishte vendosur partia me sigurimin e shtetit. Duhej sajuar armiku, të dënohej pa faj për të mbajtur regjimin e tyre bastard në këmbë. Përsa u përket dëshmitarve në gjyq edhe sot pas 47 vjetësh populli i Vilës jo që nuk i respekton por i injoron kudo që i sheh dhe kjo nuk e zbeh aspak aktin e lartë heroik të vilasve që i shkuan kryetarit të degës në zyrë kur ish në hetuesi Visari. Kam dëgjuar disa anektoda popullore të mbledhura nga profesor Salih Zog’jani nga Kosova që u përshtatet dlshmitarëve në gjyq!
Çdo shtëpi e ka kaj thi,
diku i bardhë diku i zi
Çdo mahallë e ka kaj budallë,
diku ma shumë diku ma rrallë
Çdo katunë e ka ka një horun,
diku ma pak diku ma shumë
Çdo fis e ka një pis,
diku me të leme
e diku me të bleme !
Burimi/Facebook


Leave a Reply