Diten e djeshme ne dy shoqatat shqiptare ,ne ate te Dobroshtit (Shoqata 97 `) dhe ne ate te Nerashtit (Zenel Hasani) ishin te pranishen nje grup nga partite politike ne Maqedoni,ku biseduan me bashkeatdhetaret per stategjite e tyre dhe nismat e reja te tyre politike per te fituar zgjedhjet qe do te mbahen ne kete vit ne Maqedoni . Nga “Levizja per Reforma ” ishte Zeadin Cela ,nga “Rilindja demokratike kombetare” ishte Vesel Memedi .Ata u folen te pranishmeve per situaten e sotme politike ne Maqedoni dhe shtruan para bashkeatdhetarve strategjine e tyre per daljen nga kjo krize politike per te gjithe shqiptaret. Nder te tjera kerkuan edhe perkrahjen e diaspores qe te vihen ne krah te tyre dhe te jene masovikisht ne zgjedhjet qe do te behen kete vit,ku te japin voten e tyre per “Aleancen per Shqiptaret” .


———————————
Gazeta Telegrarf shkruan :
Analistët: Subjektet opozitare në Maqedoni harxhojnë energji kot nëpër diasporë

Subjektet opozitare shqiptare janë drejtuar kah diaspora për të filluar fushatën. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me analistë për të analizuar këtë fenomen. Analistët politik Sefer Tahiri dhe Xhelal Neziri së bashku me politikologun Xhenis Sulimani kanë komentuar këtë fokusim të ‘Aleancës për Shqiptarët’ dhe ‘Këshillit opozitar’ tek shqiptarët në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
Profesori universitar dhe komunikologu Sefer Tahiri për fokusimin e subjektet opozitare shqiptare, respektivisht të ‘Aleancës për Shqiptarët’ dhe të ‘Këshillit Opozitar’ në diasporë thotë ‘Parimisht mendoj se secili subjekt politik dhe organizim politik ka të drejtën e vet të funksionimit dhe veprimit politik por mendoj se duke pasur parasysh kontekstin dhe rrethanat politike në të cilat ndodhemi këtu, beteja politike duhet të zhvillohet vetëm në ambientin politik të Maqedonisë. Duke pasur parasysh në anën tjetër edhe mos interesimin e diasporës shqiptare e cila e dëshmoi në zgjedhjet e fundit se nuk është shumë e interesuar për të vendosur për të ardhmen e Maqedonisë meqë tre deputetët që u zgjodhën nga diaspora ishin maqedonas. Prandaj, konsideroj se në këtë funksion opozita duhet më tepër t’i shtrëngoj radhët brenda vendit dhe mos të largohet nga beteja e vërtetë politike këtu sepse realisht i gjithë potenciali duhet të përdoret që të zhvillohet një betejë politike me partnerin shqiptar të koalicionit. Nëse bëhet kjo, mendoj se mund të ketë arsye praktike, ndoshta arsyeja mund të jetë mbështetja e diasporës në forma të ndryshme, jo vetëm mbështetja e mundshme financiare por edhe duke u nisur prej faktit se këtu jetojnë familjarët e tyre dhe ndoshta mund që ata prej atje të ndikojnë vendimmarrjen e qytetarëve. Mbi të gjitha krejt këtë nuk e shoh si veprim racional, por më tepër e shoh si shpenzim të energjisë politike.’ shprehet Tahiri për Telegrafi Maqedoni.
Për deputetët e diasporës dhe se a duhet që deputeti i Evropës ti takoj shqiptarëve, Tahiri thotë ‘Unë mendoj se me një mobilizim më të mirë dhe nëse nuk ka ndonjë pazar mes partive politike në pushtet që deputeti i diasporës nga Evropa t’i takoj VMRO-DPMNE-së apo partisë më të madhe në pushtet, atëher mendoj se deputeti i Evropës duhet të jetë shqiptar’
Politikologu Xhenis Sulimani thotë se subjektet opozitare duhet t’ua lehtësojnë shqiptarëve të diasporës shprehjen e vullnetit nëpërmjet votës e jo të bëjnë ekskurzione politike. ‘Diaspora është pjesë e pandashme e qenies shqiptare, gjithmonë duke u bazuar në lobimin e tyre dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të tyre në luftërat e fundit të shqiptarëve në Ballkan. Por duke mos e lënë anash edhe ndihmën e tyre materiale për shqiptarët e këtyre anëve. Diaspora ka nevojë që t’i lehtësohet mënyra për të votuar. Për të votuar në vendin ku ata po investojnë me të madhe. Prandaj, vlerësoj se, diaspora për momentin nuk ka nevojë për ekskursione politike nga figura që ata tashmë i njohin, çdo respekt për secilin prej tyre. Megjithatë mendojë se është e udhës të kontribuohet në krijimin e kushteve që diaspora ta ketë shumë më lehtë të votojë. E them ketë, sepse nisur nga përvoja e zgjedhjeve të fundit parlamentare diaspora jonë pësoi debakël “3 me 0” mu për këtë shkak, se as nuk ishin të informuar si duhet për mënyrën e votimit por as nuk u ishte krijuar hapësirë që ta shprehin vullnetin e tyre politik. Kështu që, me kësi “ekskurzione politike” ku theksohet “ne jemi personat e duhur që duhet përkrahur” e jo, “ja mënyra se si ju do të votonit më lehtë, për ta forcuar pozicionin e shqiptarëve brenda Maqedonisë dhe jashtë saj”, jam i bindur se rezultatit 3 me 0 për të tjerët është i garantuar’ shprehet për Telegrafi Maqedoni politikologu Xhenis Sulimani
Nga ana tjetër Xhelal Neziri e sheh si normale këtë situatë dhe se diaspora shqiptare do të luaj rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet parlamentare. ‘Diaspora është një pjesë e rëndësishme e elektoratit pasi nuk është as e kushtëzuar e as e nënshtruar nga partitë në pushtet. Është një elektorat që pritet të votoj lirshëm dhe pa presionet me të cilat ballafaqohet votuesi në Maqedoni. Aspekti i dytë është se ky elektorat është në rritje e sipër, pasi shumë të rinj kanë lëshuar vendin për shkak të mungesës së perspektivës në Maqedoni. Vetëm në tre vitet e fundit afër 60 mijë shtetas kanë lëshuar Maqedoninë. Kjo bën që në këto zgjedhje diaspora shqiptare të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet parlamentare. Në këtë kontekst e shoh aktivitetin e shtuar të opozitës shqiptare në diasporë.’ thotë në mes tjerash për Telegrafi Maqedoni analisti politik, Xhelal Neziri.
Për deputetët e diasporës dhe sa deputet duhet t’ju takojnë shqiptarëve, Neziri përgjigjet ‘Në rast se zgjedhjet do të jenë pa manipulime, shqiptarët do të fitojnë deputetët e Amerikës dhe Evropës për shkak të numrit më të madh të votueseve në këto kontinente. Por kjo do të varet edhe nga fuqia e partive politike shqiptare për të mobilizuar diasporën që të dalë e të votojë.’ thotë për Telegrafi Maqedoni analisti politik, Xhelal Neziri.
Përndryshe, ‘Aleanca për Shqiptarët’ e përbërë nga LR-PDSh dhe RDK, dhe ‘Këshillit opozitar’ ku bën pjesë edhe Lëvizja Besa dhe PPD janë duke zhvilluar takime në diasporë respektivisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Zgjedhjet pritet të mbahen më 24 prill të këtij viti, si pjesë e ‘Marrëveshjes së Përzhinos’ në mes VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSh./Telegrafi/




U zhfrytezuan dhe foto te portaleve te partive politike dhe lajmi i gazetes Telegraf ,por edhe nga portalet e shoqatave.
Pregatiti : Luigj Shkodrani


Leave a Reply