E përditshmja gjermane “Die Welt”, ka treguar se numri i dëbimeve të azilkërkuesve në Gjermani gjatë 2016 do të trefishohet.
Gjermania këtë vit i ka ndarë rreth dy milionë euro për mbulimin e shpenzimeve për fluturimeve për azilkërkuesit. Vetëm të mërkurën, sipas ministrisë në Sachsen, janë dëbuar 97 persona, prej të cilëve 55 banorë nga Kosova dhe 23 shtetas të Maqedonisë nga Sachsen-Anhalt, ndërsa 19 tjerë shtetas maqedonas nga Sachsen. Të martën prej Leipzigut janë dëbuar dhjetëra banorë nga Kosova dhe Bosnja. Për krahasim nga Sachsen-Anhalt në 2015 janë dëbuar 1000 persona, ndërsa në 2014 vetëm 630. Vendet nga Ballkani perëndimor në BE janë duke u dëbuar me procedurë të shpejtë, pasi nuk kanë shans për njohjen e së drejtës së azilit.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply