TORONTO, 20 JANAR – Akademia Kanadeze e Kinemasë dhe Televizionit nominon shqiptaren Ana Golja është për çmimin Kanadez të Aktores më të Mirë për rolin në filmin Full Out, Canadian Screen Award for Best Actress in Full Out.
Ana Golja, aktore, këngëtare dhe kërcimtare ka lindur në Toronto të shtetit Ontario të Kanadasë më 31 janar 1996, pra, për pak ditë i mbush 20 vjet.
Është një tjetër sukses i talenteve të reja shqiptare në botë.
Motoja e Ana Goljas në instagram është:
Do what you love, love what you do and do it with passion. La vie est belle. Bëj atë që dashuron, dashuro atë që bën dhe bëje atë me pasion. Jeta është e bukur.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply