![]()
STRUGË-Duke filluar nga dita e sotme prindërit shqiptarë të Podgorcës, kanë paralajmëruar nisjen e një serie protestash në kërkim të, siç thonë, të së drejtës së tyre legjitime për t’i shkolluar fëmijët në gjuhën e tyre amtare.
Cikli i protestave do të fillojë me tubimin e paralajmëruar para Komunës së Strugës në ora 12.30, ndërsa do vazhdojë pas një jave para selisë së BDI-së në Tetovë, informojnë opinionin nga Këshilli koordinativ i prindërve shqiptarë të Podgorcës.
“E ftojmë opinionin e gjerë: nxënës, studentë, intelektualë, asocione të ndryshme që të na përkrahin në protestën kundër diskriminimit të nxënësve shqiptarë të Podgorcës”, shprehen prindërit.
\Portabl\Shekulli Online\E.Sh\
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply