Nikolla Gruevski gjatë paraqitjes së tij para opinionit paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. Gruevski tha se ai dhe subjekti i tij respektojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe të gjitha afatet që dalin nga kjo marrëveshje, andaj u shpreh se dorëheqjen e tij do ta deponoj mëngjesin e së premtes deri tek kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski. Gjatë fjalimit ai prezantoi të arriturat e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëroi fitoren e radhës. Ndërkohë fajin për krizën politike në vend e adresoi tek opozita.
“Sipas Marrëveshjes së Përzhinos kryeministri do të duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër deri të kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, deklaroi Nikolla Gruevski, për të shtuar se këtë e bën me të vetmin qëllim që Maqedonia të del nga kriza. Gruevski tha që ai i ka respektuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinës.
“Ne kemi bërë mjaft kompromis, bile kemi qenë të kritikuar se shumë kemi dhënë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill, unë jam që të mbahen zgjedhjet. Vetë e dini se vendi ynë është në një krizë të thellë politike, verën e kaluar 4 partitë më të mëdha politike bashkë me ndërmjetësuesit e jashtëm, arritëm në një marrëveshje për tejkalimin e krizës. Duhet që të lihen problemet anash që populli dhe shteti të ecë përpara. Detyrat tona ne i kemi kryer. Zgjedhjet e 24 prillit do t’i pastrojnë mjegullat të cilat na i shkaktuan, tërë këtë agoni do ta lëmë pas nesh dhe do të tregojmë se askush nuk guxon ta nënvlerësojë popullin tonë sepse ai e di çfarë do, kënd dhe pse e përmban”, deklaroi Nikolla Gruevski.
*******
Çdo moment pritet një fjalim i jashtëzakonshëm i kryeministrit Nikolla Gruevski në hapësirat e qeverisë. Alsat mëson se Gruevski do të jap dorëheqje. Në momentin që Gruevski do të shfaqet para opinionit, ne do të lidhemi drejtpërsëdrejti. Deri atëherë vazhdojmë me lajmet.. Gjithashtu sonte pritet të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, për të shqyrtuar emrin e pasuesit të Gruevskit. Megjithatë Gazetarët nuk lejohen të filmojnë as para e as gjatë mbledhjes. Nga VMRO-ja u kanë bërë të ditur se do të ketë një deklaratë apo komunikatë për shtyp, pas mbarimit të mbledhjes, pa saktësuar se sa mund të zgjas ajo.
http://alsat-m.tv/


Leave a Reply