Rruga Tian’ai e njohur si rruga më romantike në Shangai, është kthyer në parajsë të historive të dashurisë të pasqyruara në muret e saj nëpërmjet veprave artistike të mjeshtërve të grafikës. Artistët thonë se nëpërmjet punës së tyre, dëshirojnë që të pasqyrojnë ndjenjën që ndodh në zemrat e të dashuruarve.
“Kur takon dikë që të pëlqen, zemra do të mbushet me gëzim dhe do të rrahë fortë, prandaj unë kam pasqyruar kokën e një dreri brenda një zemre për të përshkruar atë ndjenjën e lumturisë së brendshme”, u shpreh Cao Wei, artist.
“Kam bërë dy vizatime që duken si hijet e druve dhe kutisë postare në mur”, tha Sun Zhen, artist.
Një grafikë tjetër tregon një çift në një biçikletë, me një balonë në dorë nga e cila kanë dalë tre perëndesha të cilat duket se nga lart mbrojnë të dashuruarit. Emri i rrugës “Tian’ai” përkthehet në “dashuri e ëmbël”. Ajo njihet për linjën e rregullt të druve nga të dyja anët dhe ka një numër të madh të poemave të shkruara në pllakat dekorative prej guri përgjatë rrugës. Në hyrje të kësaj rruge është një pikë postare ku çdo letre të dërguar i ngjitet një pullë postare me dizajn special, varësisht lidhjes mes dërguesit dhe pranuesit. Në këto anë, ekziston besimi se çiftet që kalojnë rrugën të kapur për dore, do të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur.
Fatlume Dervishi


Leave a Reply