Një makinë bombë ka goditur një shtab të policisë në juglindje të Turqisë, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur së paku 39. Një grua dhe një foshnje janë në mesin e të vrarëve.Sulmi ka ndodhur në qarkun Çinar të provincës Diarbakir. Zyrtarët kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin. Në provincën Diarbakir kanë ndodhur përleshje të dhunshme midis separatistëve kurdë dhe ushtrisë turke në muajt e kaluar. Sulmi i fundit vjen pak ditë pas një shpërthimi vetëvrasës në qendër të Stambollit, i cili ka lënë të vrarë 10 persona. Për këtë sulm, autoritetet kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.
Alsat-M


Leave a Reply