Të nderuar antarë të shoqatës dhe miq të saj pranoni urimet me të mira me rastin e festes se vitit të ri 2016. Qoftë për ju te gjithë një vit paqeje,harmonie,respekti,lumturie e dashurije në vatrat tuaja familjare. Viti sa po mbyllen nuk ishte një vit fort i mirë ,persa i perket qetsise pupblike,pat shume vrasje,shume terror,por dhe politika solli shume dem,solli shume varferi tek populli yne ,qofte ne Shqiperi ,ne Kosove dhe kudo ku jetojne shqiptaret. Edhe ky vit kaloi ne perpjekje per tu bashkuar nen nje flamur e nen nje himen,por megjithse u punua dhe u fokusua shume ,nuk arriti te realizohet enderra e kahmotshme e shqiptarve. Populli eshte me kohe i bashkuar,por kete po e pengon politika e te dy krahve,sepse i druhet karrigeve te veta ,se mos valle i humbin njehere e pergjithmone. Por ato nuk do te jene te perhershem ne ato karrike ,do tu vije fundi edhe atyre dhe politikes se tyre te keqe,por athere do te pasoje dhe denimi qe do tu jape kombi.
Shpesojme qe viti 2016 te jete nje vit me i mire,me i begate per te gjithe,ku te kete me shume pune per te gjithe,duke patur pune edhe ekonomia rritet. Shpresojme qe edhe Shqiperia e Kosova te behen pjese e familjes europiane.
Kjo nate e nderrimit te viteve te jete nje nate e bashkimit te familjeve e faljes dhe afrimit me shume ,qe familje te mos percahet,por te jete me e bashkuar se kurre me pare,sepse rezultatet e viteve te fundit nuk jane aspak te mira persa i perket familjes. familja eshte e shejte per shqiptarit. Verejme se ka shume divorce,shume pakenaqesi midis cifteve. Shume femije po rriten jetim,sepse don nena ,apo babai. Keto nuk jane te mira per te dy palet ,sepse rritin me shume urrejtjen midis partnerve. Ndaj me shume tolerence ,me shume mirekuptim ,per te mos shkuar ne ekstrem,se nuk do te jete e mire ,as per familjen,as per kombin dhe as per ata femije qe shohin keq ne familjet e tyre. Falja eshte vepra me e mire. Ai qe eshte njeri din te fale ,din te dhuroje shume dashuri dhe mirenjohje. Afrojuni me njerzit tuaj,duajini ato dhe respektojini,sepse keshtu do te rritni nje brez ,qe din te fale din te kuptoje me mire. Sa me larg dhunes ,se nga dhuna vec deme do te kete. Sa me prane familjes,ta duani e ta respektoni ate. Me shume duhet te behet ne shkollat tona per nje edukim me te mire te brezit te ri. Por edhe institucionet fetare duhet te luajne nje rol shume te rendesishem. Kemi te rinj qe po i largohen besimit fetar dhe po kthehen ne dem te shoqerise,nga pavetdija e nga panjohja si duhet e shoqerise dhe e besimit fetar. Ndaj duhet qendruar me afer ketyre te rinjve qe paraqesin probleme sado te vogla.
Urojme qe te kemi nje vit me te paqte,ku te percillet me shume dashuri e respekt per njeri – tjetrin.
Edhe nje here gezuar e per shume mot vitin e ri 2016 ! Qofte nje vit i mbare per ju te gjithe !
Kryesia e Shoqates Alba – Dansk


Leave a Reply