Syri.net
Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969. Bik Ndoja banon në Rrugën “Skanderbeg”, që quhet te zona “Ara e Pashës”, pranë “Shtëpisë Fëmijës”, në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuar në vitin 1994.
Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja.
Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasmë familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim:
“ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me këngë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kënduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj.



Kanë qenë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.
—————————————————————————–
Lamtumire Artisti ma i Madh i Jares Shkodrane.

BIK NDOJA…Shkodra Gjakova Ulqini Struga, ndoshta edhe shume shqiptari perlotohen..
Sa Kryeministra kaloi ky Kollos, e sa aspak u vleresu? Me neperkembjen qe i ben Ketij artisti, ishte si vazhde e gjenocidit 600 vjecar qe iu be komunitetit te krishter, nga perandoria turke ose shpesh i cituar “vllau trurk”, nga neperkembja e qytetit Tone nga gjenocidi komunist per 71 vjet, per neperkembjen e vetvehtes sone qe ishim opozite ne cdo kohe, pasi shpesh perkrahem antivlerat. Nuk e di sot a do pikellohen ish qeveritaret qe nuk paten mundesi per nje titull -“Mjeshter i Madh” qe nuk e la kush pa e blere ate titull, por qe varferia e ketij kollosi nuk pat ate mundesi ta blinte.Neser do jete shum hipokrizi per ndonje qeveritar qe do marr pjese ne lamtumiren e fundit…familjaret kan humbe dicka sot, por populli i shkodres i mbare kosoves shqiptaret e Malit te Zi,Maqedonise…me siguri qe vertet e kan dashur me sinqeritet dhe se pikellimi i tyre asht vertet i sinqerte.
Bik Ndoja- tash do jesh ma i nderuemi artist sepse shpirti yt ne Parajse do ta presin miliona e miliona te varfer te cilet i deshe dhe te deshen aq shum, Me shuarjen tande do shuhet edhe nje game dhe vlere e madhe e artit shqiptar, JARE-ja te cilen askush si ti nuk e levroi per me se 70 vite.
Mi fal lotet qe spo me pushojne o Kollos.
Burimi – Facebook – Frederik Ndoci
————————————————————————————
Shuhet bilbili i këngës qytetare shkodrane, Bik Ndoja
Nga Gazeta Shqip –

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, bilbili i këngës qytetare shkodrane, Artisti i Merituar, Bik Ndoja. Ai lindi në 13 gusht të vitit 1925 dhe ishte një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek XX. Këngën e nisi që në fëmijëri, për t’u bërë më pas pjesë e pandarë e jetës së tij.
Në vitin 1969 iu akordua titulli “ Artist i merituar”, ndërsa në vitin 1999 Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoj titullin “ Krenaria e qytetit”, në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, ndërsa që në vitin 2011 pranë institucionit të Presidentit qëndron dosja për akordimin e titullit “ Mjeshtër i madh”, por që asnjëherë nuk ju dha.
Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të “Ahengut Shkodranë”
Homazhet në nderim të bilbilit të këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja do zhvillohen në Teatrin “Migjeni”nga ora 11.00 -13.00 ditën e hënë.
27 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ndërron jetën këngëtari dhe aktori shkodran Bik Ndoja /FOTO

Publikuar në 13:32, 27 Dhjetor, 2015 nga Syri.net
Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare këngëtari dhe aktori shkodran, Ludovik Ndoja ose i njohur për publikun e gjerë si Bik Ndoja.
Ai ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Homazhet do të zhvillohen në Shkodër në Teatrin “Migjeni” ditën e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 13:00.


Leave a Reply