GEZUAR TE GJITHE SHQIPTARVE ANE E MBANE KU ATO PUNOJNE DHE JETOJNE ME FAMILJET E TYRE.
GEZUAR DITEN E FLAMURIT TONE KOMBETAR SHQIPTAR !
ESHTE NJE DITE E LUMTUR PER TE GJITHE ATO QE E NDJEJNE VETEN SHQIPTARE,PA DALLIM FEJE DHE IDEJE. KJO ESHTE DITA E TE GJITHVE,SEPSE TE GJITHE BASHKE ,PUNUAM E LUFTUAM ,PER TA MBAJTUR PASTER KETE FLAMUR ME SIMBOLEN TONE TE SHQIPEVE DHE NUK JU DORZUAM KURRE ASKUJ ,PARA CDO BISHE TE EGER,QE DESH TE NA MPOSHTE SI KOMB,QE DESH TA ULE KETE FLAMUR. 100 VITE LUFTUAM ME SHKIJET ,500 VITE ME OSMADHINJET DHE NUK MUNDEN TE NA E NDRYSHOJNE FLAMURIN TONE , AI ERDHI I PASTER DERI NE DITET TONA DHE KESHTU DO TE VALOJE PERHERE NE TROJET ETNIKE SHQIPTARE. TE GJITHE BASHKE PER NJE KOMB ME TE UNIFIKUAR DHE NJE KOMB NEN NJE FLAMUR. KURVA PLAKE EUROPA E VJETER,SI SKILE PO MUNDOHET TE MOS E PRANOJE BASHKIMIN TONE ,POR AI NUK ESHTE I LARGET. NE SI KOMB JEMI TE BASHKUAR ,POR POLITIKANET TONE DUHET TE BINDEN DHE TE JAPIN VULLNETIN KETIJ POPULLI… SHPRESOJME SE NUK DO TE JETE E LARGET AJO DITE.
NDAJ TE FESTOJME SOT . NE CDO SHTEPI SHQIPTARE VALON FLAMURI YNE ME SHQIPEN DY KRENARE DHE KESHTU DO TE VALOJE GJITHMONE SA TE KETE GJAK SHQIPTARI.
EDHE NJE HERE GEZUAR !
KRYESIA E ALBA – DANSK
KOPENHAGE ,28 . 11 . 2015
————————————————————————-
Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912!
Nga Ismail Qemali
Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.
Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).
Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.
Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.
Rroftë Flamuri!
Rroftë Shqipërija!
Leave a Reply