Nje ngjarje e pazakontë ka tronditur qytezën e Bulqizës. Roja i varrezave të qytetit ka denoncuar mëngjesin e sotëm se një nga varret e hapura disa ditë më parë ishte mbuluar me dhe’ e gurë, duke hedhur dyshime se gjatë mesnatës ishte varrosur një person.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertë të policisë dhe prokurorisë së rrethit, të cilët kanë gjetur një grumbull dheu dhe gurësh, pa asnjë tabelë me mbishkrim për identifikimin e personit të varrosur. Policia mori në pyetje varrmihësin dhe persona të tjerë që mendohej se mund të kishin të dhëna për këtë ngjarje. Rreth mesditës u bë hapja e varrit, që nxori në dritë vetëm pak eshtra të një kufome pa kafkë, të futura në një këllëf jastëku prej bezeje.
Sipas specialistëve të kriminalistikës eshtrat e zbuluara ishin të vjetra. mbi 30-vjeçare. Eshtrat janë dërguar për ekspertizë në Laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e identitetit të viktimës dhe shkaqeve të vdekjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply