![]()
DURRËS-Të martën pasdite, rreth orës 14.40, Kapiteneria e Portit të Durrësit, ka njoftuar në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), se anija e peshkimit “Santa Ciza” ka konstatuar një kufomë, rreth 25 milje detare larg bregdetit të Durrësit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, anija e Rojës Bregdetare “R-117”, është nisur në drejtim të vendit ku ndodhej kufoma, me urdhër të komandantit të Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti Pas rreth tre orë kërkimesh u gjet trupi i pajetë i seksit femër. Për procedimin e mëtejshëm me qëllim identifikimin e personit, si dhe të detajeve të tjera lidhur me këtë ngjarje, janë duke punuar ekspertët e Policisë së Qarkut të Durrësit.
/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply