Netët në Kopenhagën kanë bukurinë e vet . Njerëz që shkojnë e vinë ,nacionalitete të ndryshme jetojnë ne këtë Kryeqytet të Mbreterisë së Danimarkës. Dikush shkon në pune të tjerë me të dashurat e tyre tek shkojnë në restorantin e prenotuar . Njerëz plot rrugëve e sidomos në fund javë që dyfishohet ,ku ka me shumë gjallëri . Në mesin e të gjithë këtyre njerzve gjen edhe shqiptarë të cilët kanë ato qoshkat e veta,disa klube shoqate ,apo klube të tjerë ku mblidhen ,por ajo që i lidh të gjithë këto është radio Projekti 21 ,i cili dëgjohet në cdo mobil ,në makine ,apo dhe ne restorant dhe shqiptarët e dëgjojne atë ,sepse aty kane një copëz të atdheut të tyre ,një pjesë të gjuhes shqipe ,ndaj ata e duan dhe e adhurojnë radion e tyre. Të shtunave e të dielave aty shkojnë plot mysafirë. Jo me kot drejtuesi i këtij radiostacioni e quan radion : – Dhoma e vogël me zemër të madhe .I citova këto rrjeshta ,se pikënisja e këtij shkrimi u bë një intervistë e një të diele në mbrëmje ,ku drejtuesi i kësaj radioje z. Havzi Sulejmani ,midis shumë mysafirve që e vizitonin ,kishte shkuar për ta vizituar edhe djali i tij Arbëri me nusen.
Intervista edhe pse ishte spontane ,ajo ngjalli shumë interesin e dëgjuesve të shumtë që u paraqitën gjatë gjithe asaj nate.
Ndaj qëllimi i këtij shkrimi nuk është të flasim në vazhdim për radion,sepse do ndalemi një here tjetër ,biles shumë gjatë sepse kemi cfarë për të folur dhe paraqitur shqiptarve për këtë stacion shqip kaq simpatik. Qëllimi ynë sot është të flasim dicka për të riun Arbër Sulejmani ,që kohët e fundit ka lënë vendlindjen dhe është vendosur në Danimarkë , së bashku me bashkëshorten e tij , duke ju bashkëngjitur komunitetit shqiptar në rrugën dhe aktivitetin e tij.
Djali i ri nga qyteti i Tetovës Arbër Sulejmani ,i cili i ka kushtuar një interes të jashtëzakonshëm shkollës dhe në të gjitha nivelet ai ka qënë një nxënës shembullor. Edhe në universitet ,në degën e Informatikë – Bisnesit , ai dallohet ndër të gjithë koleget e tij te universietit,duke u radhitur ndër studentët më të mirë të tij.
Arbëri një djalë i qetë ,por kur flet me të e njeh me shumë,ai është një djalë i urtë ,por një njeri që studion gjithnjë ,atë e gjen në cdo kohë me libra në duar . Por mbi të gjitha një djalë që reflekton kulturë në cdo hap. Din të sillet me plakun dhe me fëmijën. I jep gjithkuj atë respektin që i takon.
Arbëri dhe historia e tij është e bukur ,sa e bukur po aq dhe interesante . Arbëri ka lindur në Kopenhagën dhe është djali i Havzi Sulejmanit ,Xhaxhit.
Arbëri ka qëndruar pak në Kopenhagën,sepse Havziu ,një patriot tejet i flaktë për cështjen kombëtare ,një njeri që nuk donte ti shkollonte fëmijët ne dhe të huaj, nuk donte që fëmijët e tij të jetonin jashtë trojeve Arbnore. Ai ishte i vendosur në kauzen e tij . Dhe një ditë së bashku me bashkëshorten vendosen që familja duhej të kthehej në Tetoven e tij të bukur ,në tokën e të parve të tij dhe ashtu u bë. Ai për vite me radhë e sakrifikoi veten për idealin e tij ,për atdheun e popullin e tij ,për flamurin e për gjuhen shqipe. Po a kish demostrate në mërgim që mos të ishte Havziu në ballë të saj . Ai ishte kudo atje ku ngrihej një flamur i kombit të tij. E shikoje në tribuna duke folur ,duke ngritur zërin për Kosoven ,që ai e donte aq shumë që vuante nën shkaun e tërbuar. Havziu ishte në odat e burrave në mergim ,aty ku thureshin plane për shqiptarët ,aty ku thurej strategjia. Ai ishte i rregjistruar në organizatën që vepronte atë kohë në mergim Të quajtur Lëvizja Popullore e Kosoves (LPK) ,Dega jashtë vendit .Nuk kishte njeri ta ndalte veprimtarin ,Havziun. Kudo ai jepte shembullin e tij. Për komb e atdhe ,kjo ishte motoja e Xhaxhit . Ndaj ai mendonte se fëmijët e tij duhej te shkolloheshin patjetër në vendelindje dhe të bëheshin të denje për vendin e tyre ,që ti shërbenin kombit dhe atdheut ,se një dite do të bëhej mirë, për të gjithë shqiptarët në trojet e ish Jugosllavisë. Shqiptarët do ti fitonin të drejtat e veta të ligjëshme .
Xhaxhi bëri crregjistrimin e tyre dhe e ktheu të gjithë familjen në vendelindje. Vetë ju përvesh punës dhe aktivitetit . Here ditën e here natën ,ai ishte kudo ku organizohej një takim ,një aktivitet. Por dhe punonte dhe ndihmonte familjen.
Vitet shkuan njëri pas tjetrit dhe idealizmi i tij ishte ngulitur thellë në mendjen e tij dhe sa herë shkonte në vendlindje dhe rreth tavolinës së bukës ,apo në bisedat e lira u fliste fëmijve për kombin dhe atdheun e tyre ,që ta duanin fort,ta mësonin mirë gjuhen shqipe dhe ti përkushtoheshin mësimeve ,që të bëheshin qytetarë të denjë ,që kur të rriteshin të kontribonin aty në vendin e tyre,sepse atdheu ka shumë nevojë për njerëz të pregatitur. Edhe bashkeshortja Qefajetja ,bënte të njëjtën punë me fëmijët u qëndronte në krye ,për cdo gjë dhe i kontrollonte. Ajo krahas fëmijve kujdesohej edhe për prindërit e bashkëshortit . Ajo kryente të dyja rolet shumë mirë, të nënës dhe të babait në vendëlindje. Një zonjë e nderuar që diti tu bëjë ballë të gjitha punëve të familjes dhe asnjëherë nuk ju ankua bashkëshortit. Rriti fëmijë të shkëlqyeshëm ,që ja shpërblyen jo vetëm babait ,sakrificën ,por edhe nënës së tyre ,që e bëri natën ditë për fëmijët dhe ju përkushtua atyre me të gjitha energjitë e saj .
Ndaj Arbëri u bë i tillë, një i ri me shume edukatë dhe një djalë shumë i dëgjueshëm,sepse eci dhe e ndoqi babain, në rrugën e tij,në dashurinë e tij për atdheun ,për gjuhën e Naimit dhe të të gjithe rilindasve të tjerë.
Arbëri kryen shkollat me radhë në vendelindje ,pas shkollës 8 – vjecare ,ai kryen mesme ne Gjimnazin Amerikan ne Shkup,vijon studimet ne universitetin e europes Juglindore (SHTUL) po ashtu ne Shkup, në gjuhen angleze. Dhe Masterin po ne gjuhen angleze . Zgjedh banken Nordea,nje banke mjaft e njohur ne Skandinavi ,për të bërë temen e magjistraturës,sepse do te ishte me e plotë dhe me interesante,por do ti hapte dhe një perspektive për një vend pune të mirë në Tetovë.
Kjo ishte ideja e tij . Kështu e mendoi dhe bisedoi edhe me prindërit . Kur kontaktoi edhe me baba Havziun , ai u mendua pak gjatë për ti dhëne përgjigje ,sepse ai i ishte kushtuar kokë e këmbë idealit dhe mendonte shumë gjatë ,se i dinte se cfarë fëmijësh kishte.
Djali ishte tejet inteligjent dhe ai mund të gjindte vend kudo,sepse nxenësi i mirë i ka dyert e hapura .
Megjithëse me vonesë ja ktheu përgjigjen,por dhe atë ja me gjysmë zëri. Më pas Arbëri erdhi për te bërë temen e Magjistraturës në bankën Nordea.
Arbëri erdhi ,sepse këtu ai kishte babain e tij ,kushrinj e kushrira,që mund ta kalonte edhe kohën e lirë me ta,ndaj kërkoi të vinte në Danimarkë.
Ditet e para të prezantimit në Nordea Bank ishin pak të vështira për të ,sepse mendonte se si do të pritej aty si praktikant . Por qe me paraqitjen e dokumentacionit ,Arbëri gjeti nje ngrohtesi të stafit ,biles kur shefi i tij i pa rezultatet e tij të larta i afroi, që pas praktikës ,mund edhe të punonte pranë kësaj banke ,por ai nuk i dha përgjigje ,se nga pas e ndiqte ideali i babait – bir mos harro vendlindjen ,duaje atdheun,atdheu ka nevojë për ty.
Ndaj ate ditë Arbëri nuk ktheu përgjigje . Pasi doli atë pasdite takoi shumë kushrinj dhe njerez të tij ,foli edhe me vëllain Atdheun që po kryen studimet për mjekesi, në Gjermani- Berlin dhe me motrën Qendresën në Tetovë,ku edhe ajo ka qënë një ndër studentet më të mira me master të kryer në një nga universitetet më të mira botërore ne Loder,sot ajo punon në një vend tjetër pune. Nuk i është afruar punë në profesionin e saj. Dhe Arbëri i zënë ngusht ,nuk dinte nga tja mbante. Ai nuk ka guximin tja thotë babait ,se cfarë i premtuan në bankë,sepse e din pergjigjen e tij .
Por Arbërit i sillen në mend edhe shumë histori të emigrantëve që ikin për një jetë më të mirë ,po me qindra janë larguar edhe nga Tetova e tij e dashur,jo vetëm studente të mirë ,por edhe njerez të thjeshtë,ku kanë paguar shumë të holla për tu vendosur diku në shtetet europiane,për ti siguruar një jetë më të mirë familjes . Po pse jo ka edhe nga ata qe kane sakrifikuar jetën e tyre ,të tjerë e kanë humbur atë ,duke u mbytur në ujë ,apo në hambarët e makinave.
Por Arbëri pasi bëri dhe temën e Magjistratures dhe u vlerësua me noten maksimale ,ku u gëzuan të gjithë familjarët e tij ,ai vendosi të kërkonte punë në Tetovë ,por në përplasjen e parë ai pa mosmirënjohje për punën e tij,mos respekt për notat maksimale ,por kjo nuk ishte vetëm për Arbërin,por kishte edhe shumë Arbër të tjere ,që priteshin në të njejtën mënyrë. A kishte gjë me hall, një investim i tij i prinderve të tij dhe në zyrat e shtetit i merrnin dokumentat e tij dhe i flaknin tej si letra të pavlera. Në një kohë që shefi danez i kish lënë derën e hapur duke i thënë : – Arbër je i mirëpritur ,ne kemi nevojë për të tillë njerëz .
Ndaj pas disa ditësh zhgënjimi dhe pasi flet me motren Qëndresen dhe vëlla Atdheun dhe nënë Qefajeten ,ai vendosë të udhëtojë drejt Danimarkës . Takimi me babain do të ishte i vështirë,por babai do të më kuptojë,sepse edhe unë e kuptojë atë : – Thonte me vete Arbëri . Dhe ashtu bëri .
Arbëri u takua me shefin në Nordea bank dhe u prit jashtëzakonisht mirë, që nuk u prit fatkeqsisht në Tetovën e tij dhe ju afrua të punojë në zyrat qendrore të bankes Nordea ,në sektorin e financave.

Por Arberi kishte edhe të fejuaren në Tetovën e bukur dhe në verën e sivjetshme Arbeëri bëri një dasëm të thjeshtë, me një banket tepër modest , ku bëri kurorzimin e tij me dashurinë e jetës se tij dhe të dy udhëtuan drejt Danimarkes ,ku ju afrua nga shteti danez menjëherë një ambjent banimi. Dhe të dy te lumtur sot ata jetojnë në Danimarkë ,me mundin dhe djersen e derdhur për vitet e vite me radhë në shkollimin e tyre , dhe që atë deshen ta investojne në vendin e tyre ,por që atje punët nuk janë në vijë,korrupsioni ka mbuluar cdo hallkë të shtetit . Atje ku sundon krimi ,rushfeti ,mafia ,aty ku shteti bën të paditurin . Ndaj njërzit e shkolluar e kanë të vështirë të hynë në atë lloj sistemi të korruptuar.
Dashuria e Arbërit për vendlindjen e tij shprehet hapur dhe në mikrofonit e Radio Projektit 21 ,në një intervistë që ai dha para pak ditësh babait te tij ,ku shprehej hapur : – Baba e dua dhe e dashuroj vendlindjen ,gjuhën shqipe ,jap jetën për vendin tim ,nuk e shkelë kurrë idealin tënd, për të cilin luftove gjithë jetën,fëmijët e mijë nesër do ta flasin gjuhën shqipe kështu sikur unë dhe nusja ime. Unë vërtetë shkova në shkollë në vendlindje e mbarova atë me nota maksimale ,por ishte rëndë kur dokumentat e mija hidheshin si të ishin hedhurina. Atje unë nuk mund ti realizoj ëndërrat e mija . Unë ta besoj baba cfarë ke hequr ti për të na rritur ne ,për të na shkolluar dhe ne do ta shpërblejmë me pune ,me dije dhe me sjelljen tonë. Vendlindja është e ngulitur thellë në mendjen dhe zemren tonë dhe nuk i dihet ndoshta një ditë do ti kthehemi përsëri,por kushtet sot nuk janë të favorshme, në shumë drejtime. Atje po hanë kokat e njeri – tjetrit .
Fjalët e thëna nga Arbëri në atë natë, në emisionin e drejt për drejt ,preken cdo zemër mërgimtari dhe vërshuan mesazhet e shumta për ta uruar dhe përgëzuar Arbër Sulejmanin,për martesën e tij dhe vendosjen e tij në Danimarkë dhe për fjalët aq të bukura dhe te mencuara që ai solli në intervistën e tij dhënë babait të tij , Havziut
Dy gëzime në një ditë për familjen e re Sulejmani.
Edhe une që i shkruaj këto rrjeshta për Arbërin ,djalin e mikut,shokut e vëllait tim Havziut,në atë natë u emocionova shumë nga fjalët e bukura të tij . Ishin fjalë zemre të dala nga një djalë i ri ,që është në fillimin e ëndërrës së tij,si nga profesioni ,por edhe nga familja . Dhe pyes veten : – Vallë a do te kemi Arbër të tjerë ,që ta nderojne shqipen tonë dykrenare … ?!
Shkruar nga Luigj Shkodrani
Danimarke


Leave a Reply