Ta zëmë për një moment se kjo opozitë që kemi është opozita më e keqe e më mëkatare që Shqiperia ka patur që kur u bë shtet!
E më besoni mëkate ka sa të duash! Sidoqoftë, borxhe opozita ju ka mbështësve të saj e të djathtëve por jo sorrave e korbave të mikrofonit!
Por, pa opozitën dhe mbështetësit e saj këta protestuesit flamingo që vazhdojnë me parullën që i eksiton kaq shumë Qoro-Sorosistët “Rama n’burg, Berisha n’burg” Ramës nuk i ndryshon fare ritmi i frymëmarrjes që të mos them ndonje shprehje tjetër jo etike!
Për këtë parullë gjeniale opozitë-vrasëse as vetë Rames dhe Fugës nuk do ti shkonte mendja!
Në fakt kjo përforcon bindjen time të cilën une e kam patur që në ditën 1 se ne realitet në shënjestër është opozita e jo pushteti!
Kjo protestë me këtë qasje “paqësore” në fakt është muri perfekt mbrojtës i Rames dhe sektit nga opozita reale!
Veç kush nuk ka sy e veshë nuk e kupton!
Unë e kam të pamundur ta mendoj se organizatorët nuk e kuptojnë këtë!
—
Kë doni të rrëzoni?…pushtetin apo të rrezuarit?
Një protestë reale dhe e organizuar nga njerëz që realisht duan rrëzimin e pushtetit jo vetëm që do bëhesh njësh me opozitën por do të ju bënin thirrje e do ti zgjasnin dorën e bashkëpunimit secilit shqiptar që potencialisht është kundër kësaj mafie pavarësisht bindjeve politike apo preferencave ideologjike!
Këto përpëlitjet e revolucioneve të “rrëzimit të sistemit” nuk imptesionojnë asnjê sepse nuk janë serioze!
Duhet të ju bëhet çdo ditë thirrje edhe socialisteve që e kanë votuar këtë flamë kanceroze!
Burimi/Facebook


Leave a Reply