Qershor. Korrik. Gusht. Shtator.
Tani jemi në tetor dhe mijëra banorë të Malësisë së Madhe vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Për rreth katër muaj, rreth 70% e fshatrave janë përballur me mungesë të madhe ose me furnizim të pamjaftueshëm me ujë.
Kjo nuk është më një situatë e përkohshme. Është një dështim që kërkon përgjegjësi.
Ku janë institucionet?
Kush e ka për detyrë të garantojë furnizimin me ujë?
Çfarë masash janë marrë gjatë këtyre katër muajve?
Ku kanë shkuar fondet për ujësjellësit dhe mirëmbajtjen e rrjetit?
Dhe mbi të gjitha: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë gjendje?
Banorët nuk mund të kujtohen vetëm kur kërkohen votat e tyre. Nuk mund t’u kërkohet të paguajnë taksa dhe detyrime, ndërkohë që një nga nevojat më themelore të jetës – uji i pijshëm – mungon për muaj të tërë.
Malësia e Madhe ka burime ujore. Problemi nuk është se Malësia nuk ka ujë. Problemi është menaxhimi, infrastruktura, mirëmbajtja dhe përgjegjësia institucionale.
Ne kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi publike.
Kërkojmë të bëhet e qartë:
kush përgjigjet, çfarë është bërë, sa janë shpenzuar dhe kur do të zgjidhet përfundimisht problemi.
Mjaft me heshtjen!
Banorët e Malësisë së Madhe nuk kërkojnë favor.
Kërkojnë të drejtën e tyre për ujë të pijshëm.
🇦🇱 Uji është e drejtë. Përgjegjësia është e institucioneve.
PARTIA KOMBËTARE KONSERVATORE ALBANIA
ASAMBLEJA MALËSI E MADHE
Dhe një mesazh është i qartë:
Ditën e parë që do të marrim administrimin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, do të kontrollojmë me përpikëri çdo vendim, çdo fond, çdo investim dhe çdo veprim administrativ që lidhet me interesin publik.
Do të verifikojmë edhe padrejtësitë dhe ankesat e banorëve të Malësisë së Madhe. Për çdo shkelje të ligjit që do të konstatohet, përgjegjësit do të duhet të japin shpjegime përpara organeve kompetente dhe drejtësisë.
Malësia nuk do të harrojë.
E drejta dhe ligji do të jenë mbi të gjithë
Burimi/Facebook/Partia Konservatorealbania Malsiaemadhe


Leave a Reply