1. Situata në SHISH dhe hetimi i SPAK-ut nuk janë thjesht një çështje personale,por ato prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
2. Presidenti thirri Këshillin e Sigurimit,por qytetarët kanë të drejtë të pyesin,se çfarë përgjegjësie konkrete merr Presidenti pas kësaj mbledhjeje.
3. Nëse vetë Presidenti kërkon forcimin e kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies, atëherë pyetja është,pse këto garanci nuk kanë funksionuar siç duhet deri tani.
4. Presidenti nuk mund të mjaftohet me mbledhjen e institucioneve,por ai duhet të kërkojë që përgjegjësitë institucionale të jenë të qarta dhe mekanizmat e kontrollit të funksionojnë.
5. Këshilli i Sigurimit është organ këshillimor i Presidentit dhe nuk merr vendime ekzekutive dhe pikërisht për këtë arsye, pesha e përgjegjësisë politike dhe institucionale duhet të jetë e qartë.
6. Hetimi i SPAK-ut duhet të jetë plotësisht i pavarur,por hetimi penal nuk e zëvendëson përgjegjësinë institucionale.
7. Pyetja nuk është vetëm kush e shkeli ligjin, por edhe kush duhet të kishte parandaluar një cenim të mundshëm të sigurisë kombetare.
8. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe besueshmëria e institucioneve janë përgjegjësi që nuk mund të trajtohen si formalitet.
9. Presidenti duhet t’u japë qytetarëve përgjigje të qarta se çfarë nuk funksionoi, kush kishte përgjegjësi institucionale dhe çfarë masash do të merren që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.
10. Siguria kombëtare nuk mbrohet vetëm duke mbledhur Këshillin e Sigurimit,por mbrohet duke kërkuar llogari, duke forcuar kontrollin dhe duke garantuar që institucionet të mos dështojnë përsëri në mbrojtjen e shtetit dhe informacionit sekret.
Presidenti është pjesë e mekanizmit kushtetues të sigurisë dhe prandaj qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë prej tij jo vetëm deklarata, por edhe llogaridhënie institucionale.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply