
I nderuar lexues i Alba – Dansk edhe une qe pregatita kete material per kete njeri te nderuar te trupes se Teatrit “Migjeni” ne Shkoder ,pata mundesine ta njoh nga afer. Bardhi si i thonim ne Fatbardhit ,ishte keshtu sic e shikoni ne kete foto gjithmone i qeshur dhe keshtu shkoi edhe ne boten e pertejme. Kishe kenaqesi te komunikoje me te ,ai kishte respekt per cdo njeri. Shume i dashur me te gjithe. Ai nuk ishte vetem nje muzikant i mire,por nje aktor i mire,nje regjizor i mire dhe nje drejtues i mire. Te gjithe qe kane patur rastin ta njohin nga afer u ka ardhur keq,per largimin e tij para kohe. Bardhi ishte i vecante,kete nuk e them vetem une por te gjithe koleget e shoket e tij. Lamtumire Bardhi ! Te qofte i lehte dheu i Shkoder Loces ! Pushofsh ne paqe Mik i mire i te gjitheve ne ! Ngushllime familjes ! Luigj Shkodrani – Danimarke
——————————————————————————-
Shuhet aktori dhe regjisori i Teatrit të Shkodrës, Fatbardh Smaja. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Smaja mbetet një nga regjisorët më të vlerësuar nga publiku. Kohët e fundit, ai ishte emëruar në krye të teatrit “Migjeni”.
“Fundi i një gjakmarrjeje”, “Fejesa e Blertës”, “Kandili i argjendtë”, “Rëndësia e të qenit i sinqertë”, “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I sëmuri për mend”, “Zeneli” etj. janë disa nga veprat ku ai ka interpretuar si aktor apo i ka vënë në skenë.
/ Shekulli Online /
—————————————————–
Shkoder, Ndërron jetë aktori dhe regjisori shkodran Fatbardh Smaja
Nga: Bepin Kolvata
Është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur i teatrit “Migjeni” Fatbardh Smaja.
Ikona e këtij teatri mbylli sytë në QSUT, pasi nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.
Smaja ishte emëruar prej muajit tetor drejtor i teatrit “Migjeni” të Shkodres, ndërsa sëmundja nuk e lejoi të shohë në skenë veprën e tij të fundit “Kandili i Argjandit” e shkruar nga Martin Camaj, pasi natën e premieres ai u shtrua në spital.
Fatbardh Smaja lindi më 2 shtator 1956 në qytetin e Shkodrës. Studioi që fëmijë për violinçel, e me pas për klarinetë.
Vitet e mëpasshme të jetës do t’ia përkushtonte teatrit, pas përfundimit të studimeve në Insitutin e lartë të Arteve për aktrim.
Ne vitin 1980 nisi punën ne teatrin “Migjeni “si aktor dhe ai numëron rreth 90 role në komedi, dramë, tragjedi por dhe kinematografi si në filmat “Fundi i një gjakmarrjeje “,”Fejesa e Blertës”, “Ngjyrat e moshës” e disa të tjerë.
Pervec aktrimit, Smaja u angazhua dhe me regjisurë duke nisur fillimisht si asistent regjisor i Serafin Fankos, e më pas duke vënë edhe vetë pjesë në skenë.
Disa nga veprat që ai ka vënë në skenë janë “Rëndësia e të qënurit i sinqertë”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I sëmuri për mend” “Zeneli” etj.

Ai ka sjellë çdo vit në skenat e teatrove shqiptar, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë e veçon shfaqjen.
Humbja e Smajës është e rëndë jo vetëm për familjen e tij, gruan dhe vajzën që i kishte partnere në skenë, por edhe të birin që i trashëgoi dashurinë për regjisurën.
E rëndë kjo ndarje është edhe për teatrin “Migjeni”, miqte dhe kolegët që punuan me të, por edhe për Shkodrën pasi Bardhi siç e thërrisnin të gjithë ishte shpirti artistik i këtij qyteti, brezi i ri që trashëgoi me pasion dashurinë për artin.


/Oranews.tv/
—————————————-
BUZEQESHJE E PASHUAR
Fatbardh Smaja. Zgjodha kete foto te tij, me buzeqeshjen e bukur, te çilter, per ta ruajtur perhere keshtu ne kujtese. Se me kete buzeqeshje e kam njohur qe heret ne Shkoder, kur ai hidhte hapat e pare si aktor dhe si instrumentist i talentuar ne teatrin “Migjeni”. Ishim te rinj ne ate periudhe e kur u fejua me aktoren e talentuar, Meriten, qe ishte nje uragan i pandalshem artistik sa ne teater, sa ne festivalet e kenges per pioniere, u beme miq midis dy familjeve tona. Merita e Zhaneta bashkepunonin vazhdimisht ne festivalet e femijeve.
I kemi ndjekur per me shume se 20 vjet ne skene, ne rolet qe luanin, kemi pare rritjen e tyre si njerez e si artiste, ndjenim se si arrinin te pushtonin zemren e publikut kur ishin ne skene, por edhe admirimin e Shkodres, si qytetare te respektuar e te talentuar te saj.
Sot, papritur mesojme per ndarjen nga jeta te Bardhit, ne moshe shume te re, kur sapo kishte marre detyren e drejtorit te teatrit “Migjeni”, te atij teatri ku u rrit dhe u formua si artist, te atij teatri qe pikerisht ne kete periudhe kishte nevoje per njerez te mire e profesioniste te zot, si Bardhi, per te mos e lene te shuhet kete institucion-monument te artit shkodran e shqiptar.
Iken njeriu i mire, artisti i talentuar, duke lene pas kujtimin e paharrueshem, duke na lene ate buzeqeshje qe do na ngrohe edhe per shume e shume kohe, duke na lene ate trashegimi artistike qe vetem ngrihet ne altarin e kohes.
Pushofsh ne paqe, mik i dashur dhe i paharruar.
Ndue Lazri
——————————————————————-
LAMTUMIRE O I MADHI NJERI.
Po pse o zot
Kete here na solle kete dimer
Kaq te ftohte
Ngarkuar rete me kaq shume zi
Shkoder qe kurre shiu i loteve te tu tash nji shekull
Nuk paska te pushuar.
Qe kangen e mjerimit
Ne dite te hidherimit dikure Migjeni e paska shkruar.
Qajne,qajne pa pra
Zemra e nenes prej dhimbjes, si nuk plasi
Rruget e qytetit te vjeter
Renkojne poshte gureve
Heshtje
Mbeshtillet ne vetvete pertej mureve.
Iku.
Iku Fatbardh Smaja
Iku Moisiu i Shkodres
Po pse o zot kaq shpejt na e more prej nesh
Pse e paske dashte kaq shume o zot
Qe na e more ne tenden shtepi.
Ku ,ku ku mund ta qajme ne Shkoder
Ku
Se Bardhi ishte aq i madh sa nuk e nxinte dot as nje Shqiperi.
Kure te shkoni o miq
Mos kerkoni me kot nder varreza njerezore diku ne qytet
Si Shen Maria dikure birin e tije
Se ai eshte lart ne qiell diku ne yje
Se si yll per te bere drite per ne ai krejt u shkri.
O njerez
Qe kure te shetisni pasditeve ne Pjacen a Madhe
Shikoni njihere se si guret rresht me njani tjerin
Jane perbri
Njashtu ashte edhe lavdia e Shkodres
Krenaria
Dhimbja
Perjetesia qe hapi dyert perseri.
Pse o zot
e kepute ne mes enderren e madhe njerezore
Nje gruaje
E me lot
Ja zbardhe kete dite
Ne kete dimer qe solli kaq shume dhimbje e zi.
Nuk mundem te te sjell dot nje tufe me lule te fresketa
Se lulet nuk e arrijne ate dot
Deri atje ne perjetesi.
Cfaredo te mund te flas
Eshte pak
Perbri emrit te tije.
Lamtumire
Lamtumire miku yne i madh
Lamtumire
Ti smund te kesht si gjithe tjeret nje varr
Ti kishe dhe ke vetem nje shtepi
Ne cdo kohe
Ne zemer
Te Nenes Shqiperi.
Lamtumire o i Madhi Njeri.
Dresden 7 nentore.
Burimi – Facebook




Pregatitur nga Luigj Shkodrani


Leave a Reply