
Kryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare Saranda Iseni, pati një takim të frytshëm me Ambasadorin e Maqedonisë në Danmark, Naim Memeti.
Iseni ka prezantuar rrjetin e bizneseve shqiptare dinjitetshëm, përcolli përshëndetjet e Kryesisë së Rrjetit të Suedisë dhe njëherit ju ofroi afaristëve shqiptare ne Danimark të bashkëpunojnë dhe të inkuadrohen në këtë rrjet ku askush nuk ka se çfarë të humbas përkundrazi të gjithë jemi të barabartë dhe përfitues, me aspirata për të formuar Rrjetin e përbashkët Skandinav.
Kurse ambasadori Mehmeti ka përgëzuar këtë nismë të mbarë dhe uroi që kjo të jetë pragmatike dhe të korrë suksese si në njohjen e afaristëve mes veti, bashkëpunimit në mes tyre por edhe pse jo më vonë hapjen e një banke në vendlindje.
Gjatë këtij takimi u bë vizitë dhe takime me afaristë shqiptare ku u ndanë dhe u shkëmbyen shumë ide bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Për nder të takimit u shtrua një darkë pune nga afaristi i suksesshëm z. Neset Ismani.

http://zeri.info


Leave a Reply