Dashi – Yjet parashikojnë një marrëdhënie të qetë për ata që janë në çift dhe kjo e gjithë pasi çdo bisedë apo planë do e diskutoni bashkë dhe madje shumë seriozisht. Përsa i përket beqarëve ende nuk ka ardhur momenti i duhur për të ndryshuar statusin e tyre.
Demi
Jeta juaj në çift nuk do të ecë aspak mirë dhe kjo falë disa mosmarrëveshjeve që do të lindin nga disa debate pa bazë. Duhet të ruani qetësinë dhe të mos tregoheni impulsiv që gjërat të mos përfundojnë keq. Edhe me financat tregoni kujdes kur të bëni shpenzime.
Binjakët
Një ditë e mbushur me momente të lumtura dhe kënaqësi për ata që janë në një marrëdhënie. Në çdo moment do jeni duke menduar për surpriza të bukura ndaj partnerit dhe kjo do ju falë çaste lumturie të dyve. Në planin financiar gjithçka do të ecë siç duhet nëse tregoheni pak të arsyeshëm.
Gaforrja
Yjet parashikojnë që marrëdhënia juaj në çift sot të jetë e qetë. Kjo pasi nga të dyja palët do të ketë mirëkuptim dhe respekt për njeri-tjetrin. Financat do jenë mirë falë maturisë tuaj. Me shëndetin duhet të tregoni pak kujdes, pasi organizmi juaj do tregohet i dobët me ndryshimin e klimës.
Luani
Konfuzion dhe debate parashikohen ditën e sotme për Luanët që janë në një marrëdhënie. Nuk do të merreni vesh për asgjë sot dhe kjo do shkaktojë trazira në jetën tuaj në çift. Megjithatë gjithçka do të kalojë në mbrëmje, nëse njeri prej jush tregohet më tolerant. Kujdes me shëndetin dhe financat.
Virgjëresha
Ditë rutine e qetë dhe pa asnjë zhvillim parashikohet kjo e sotmja për çiftet. Gjërat sot do t’i merrni ashtu si do ju vinë dhe nuk do e vrisni mendje për të nesërmen. Më mirë kështu, pasi do të kaloni një ditë pa stres. Financat nuk janë mirë, prandaj do ju duhet ndihma e dikujt për t’ja dalë.
Peshorja
Problemet me të cilat jeni hasur gjatë këtyre ditëve do të fillojnë të zgjidhen një e nga sot. Do të jeni shumë të përgjegjshëm për veprimet tuaja këtë të premte kështu që dhe dita do të kalojë pa debate. Përsa i përket financave, Jupiteri do të ndikojë pozitivisht duke i përmirësuar të ardhurat.
Akrepi
Ditë me probleme e premtja për ata që janë në çift. Kokëfortësia juaj dhe nervat nuk do ju çojnë drejt asgjëje të mirë. Këshillohet të ruani qetësinë dhe të mos i fryni zjarrit dhe më pas gjithçka do të kalojë, në të kundërt do vuani pasojat. Fatmirësisht financat do mbeten në nivele të kënaqshme.
Shigjetari
Do merreni vesh mirë për çdo gjë këtë të premte me partnerin, prandaj dita do kalojë pa as më të voglin problem. Do ndiheni goxha mirë nga vlerësimi dhe kujdesia që do merrni sot nga njeriu juaj i zemrës. Me financat duhet të përpiqeni për të stabilizuar gjendjen. Edhe me shëndetin tregohuni të kujdesshëm.
Bricjapi
Komunikimi do të jetë goxha i vështirë, nuk do të jeni në gjendje të gjeni gjuhën e përbashkët dhe për pasojë dita për çiftet paraqitet të jetë e mbushur me vështirësi.
Beqarët të tregohen të rezervuar me takimet, nuk është ende momenti për krijimin e një lidhjeje. Shpenzimet duhet të jenë të reduktuara për të mos pasur probleme më vonë me financat.
Ujori
Mos ëndërroni më shumë seç duhet, pasi realiteti është shumë më ndryshe nga sa e mendoni. Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të sinqertë dhe dita do të jetë e qetë. Shëndeti paraqitet i mirë, prandaj mos u shqetësoni për ndonjë acarim të vogël që mund të keni me fytin.
Peshqit
Pritet që gjërat të ecin më së mirë për çiftet e peshqve sot. Pavarësisht se do jeni të ndërthurur mes ëmbëlsisë edhe impulsives gjithçka parashikohet të jetë e qetë. Do jetë një nga ato ditë rutinë që nuk është se do kujtoni ndonjë gjë të madhe në mbyllje. Në planin financiar do keni përmirësime, kjo do ju lejojë edhe për ndonjë shpenzim që keni menduar.


Leave a Reply