Nëse kam mësuar ndonjë gjë nga Sokrati, është se njerëzve nuk mund t’i mësosh asgjë; thjeshtë mund t’i bësh të mendojnë. Vetëm mund të nxjerrësh jashtë urtësinë e tyre të fshehur. Dhe duke bërë këtë, ndihmon të tjerët të hapin sytë, duke i bërë të vënë re se kemi lindur me flatra dhe se mund të fluturojnë, aq lart sa duan…
Gjithsesi, kam mbledhur disa nga thëniet më të mira të Sokratit dhe kam hartuar 18 mësime për jetën, që mbase do të doni t’i mësoni. Ja ku janë:
1. Mençuria e vërtetë vjen vetëm kur e di, që nuk di asgjë.
“Jam njeriu më i mençur, sepse e di, që nuk di asgjë.” – Sokrati
“Të dish, do të thotë të mos dish asgjë. Ky është kuptimi i diturisë së vërtetë” – Sokrati
“E di që jam inteligjent, sepse e di që nuk di asgjë” – Sokrati
“Mençuria e vërtetë vjen tek ne, vetëm kur vëmë re se sa pak kuptojmë rreth jetës, vetes tonë dhe botës përrreth nesh.” – Sokrati
2. Të jesh ashtu siç dëshiron të dukesh.
“Rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë për të jetuar me nder në botë, është të jesh në realitet, dhe nëse vërejmë, do të zbulojmë se të gjitha virtytet njerëzore rriten dhe forcohen, kur i praktikon.”- Sokrati
3. Asgjë nuk ndryshon derisa ti të ndryshosh.
“Lejoje atë që do të lëvizë botën, fillimisht të lëvizë vetveten.”- Sokrati
“Mbaj mend se nuk ka gjë të qëndrueshme tek lidhjet e njerëzve, për këtë shmang ngazëllimin e tepruar gjatë mirëqënies, ose depresionin e tepërt gjatë vështirësive.”- Sokrati
4. Virtyti nuk jepet nga paraja, por nga virtyti vjen paraja dhe çdo gjë e mirë e njeriut, si publike ashtu edhe private.
“Nuk bëj gjë tjetër, përveç se t’i mbushi mendjen të rinjve dhe pleqve, të mos mendoni për personat ose pronat, por të merreni me përparimin tuaj. Ky është mësimi im, dhe kjo është doktrina ime që korrupton të rinjtë, sepse unë jam një person i dëmshëm.”- Sokrati
5. Merr kohën tënde për tu përmirësuar nga shkrimet e njerëzve të tjerë.
“Merr kohën tënde për tu përmirësuar nga shkrimet e njerëzve të tjerë, kështu do të marrësh lehtë atë që të tjerët kanë punuar shumë.”- Sokrati
6. Ato që e kuptojnë që kanë mjaftueshëm, janë vërtetë të pasur.
“Më i pasuri është ai që kënaqet me pak, sepse kënaqësia është pasuria e natyrës.”- Sokrati
“Kënaqësia është pasuria natyrore, luksi është varfëria artificiale.”- Sokrati
7. Duhet të hash për të jetuar, jo të jetosh për të ngrënë.
“Njerëzit e pavlerë vetëm duan të hanë e të pinë, ato me vlerë hanë e pinë vetëm për të jetuar.”- Sokrati
8. Jo jeta, por jeta e mirë, duhet të vlerësohet para të gjithave.
“Jeta e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet.”- Sokrati
“E vetmja gjë e rënëdësishme nuk është të jetosh, por të jetosh mirë. Dhe të jetosh mirë, do të thotë, të jetosh me gjëra të kënaqshme, sipas parimeve tuaja.”- Sokrati
9. Çdo gjë në jetë ndryshon, asgjë nuk mbetet njësoj.
“Nëse nuk merr atë që do, ti vuan; nëse merr atë që nuk do, ti vuan; edhe kur merr fiks atë që do, do të vuash, sepse nuk mund ta kesh gjithmonë. Mendja është telashi. Dëshiron të jetë e lirë nga ndryshimi. E lirë nga dhimbja, nga detyrimet e jetës dhe vdekjes. Por ndryshimi ësht ligj dhe asnjë lloj pretendimi nuk do ta ndryshojë këtë realitet.”- Sokrati
10. Të jesh i zënë nuk është mjaftueshëm. Rëndësi ka ajo me të cilën je i zënë.
“Kujdes nga thatësia e një jete të zënë.”- Sokrati
11. Mos e kufizo veten në pjesë të caktuara të botës, eksploroje të gjithën.
“Nuk jam një athinas ose grek, por një qytetar i botës.”- Sokrati
12. Mos i lër njerëzit e tjerë të mendojnë në vendin tënd.
“Të gjesh veten, mendo për veten, vetë.”- Sokrati
13. Mos u ngut në të bërit shokë.
“Ngadalë kur po krijon shoqëri, pasi ta krijosh, vazhdo i sigurtë dhe konstant.”- Sokrati
14. Kur flet, fol pa të meta.
“Fjalët fallso nuk janë vetëm të liga, ato infektojnë shpirtin me ligësi.”- Sokrati
15. Kurrë mos kthe të keqen me të keqe. Do të lëndosh veten gjatë procesit.
“Dikush që është plagosur nuk duhet medoemos ta kthejë plagosjen, sepse në asnjë mënyrë nuk është e drejtë të bësh një padrejtësi, siç nuk është e drejtë të kthesh një plagosje, ose të shkaktosh ligësi një njeriu, sado që të kesh vuajtur nga ai.”- Sokrati
16. Shpirti i të gjithë njerëzve është i pavdekshëm.
“Shpirti i të gjithë njerëzve është i pavdekshëm, por shpirti i njeriut të drejtë është i pavdekshëm dhe i shenjtë.”- Sokrati
17. Kurrë mos ndalo së habituri.
“Habia është fillimi i mençurisë.”- Sokrati
18. Njeriu ka gjithmonë dy anë.
“Në secilin prej nesh, edhe në njerëzit e mirë, ka një anë të natyrës kafshërore, e cila shfaqet në gjumë.” – Sokrati


Leave a Reply