Qeveritë rajonale po zbatojnë programet e para-kualifikimit e ri-trajnimit për të pakësuar papunësinë.
Nga Klaudija Lutovska për Southeast European Time në Shkup
Të papunët në Maqedoni mund të ri-trajnohen e para-kualifikohen për të qenë flokë-ndreqës, një kërkesë për profesionin nga ndërmarrjet në vend. [AFP]
Në një përpjekje për të pakësuar shifrat e mëdha të papunësisë që po rriten për shkak të krizës ekonomike, disa vende të Ballkanit Perëndimor po përqendrohen në programet e ri-trajnimit për të kthyer shtetasit në forcën punëtore.
Programet shërbejnë për të arsimuar të papunët lidhur me karrierat që kërkohen.
Në Maqedoni, ku niveli i papunësisë është 32 përqind, masat që janë zbatuar nëpërmjet ministrisë së arsimit e asaj të punës e politikës sociale, kanë për qëllim të pakësojnë mospërshtatjen e kërkesës e të ofertës në tregun e punës, të përmirësojnë konkurrencën e të krijojnë vende pune të reja.
Me një buxhet të 2012-tës prej 180,000 euro, programi ofron ri-trajnimin për deri në katër muaj të atyre që janë të papunë.
“U diplomova nga fakulteti i drejtësisë 10 vjet më parë, por nuk gjeta një punë si jurist. Vitin e shkuar, vendosa të jem një pjesë e programit qeveritar për para-kualifikimin e përfundova ri-trajnimin për flokë-ndreqësit. Pastaj hapa sallonin tim të flokë-ndreqjes e ky ishte shansi i vërtetë për ekzistencë,” i tha SETimesSilvana Ristevska, 40 vjeç.
Këtë vit, 183 vetë përfunduan ri-trajnimin e 23 janë punësuar deri tani.
Elektro-instalues, llogaritarë, diagnostikues automjetesh, sekretarë biznesi, njerëz për riparim makinerish, kuzhinierë e flokë-ndreqës, janë disa nga profesionet kryesore që kërkojnë ndërmarrjet në Maqedoni.
“Programet e verifikuara të para-kualifikimit … janë realizuar gjatë një periudhe prej tre muajsh. Pastaj kandidatët [janë trajnuar në] punë praktike me punë-dhënësit për … një muaj. Njerëzit marrin një gradë kualifikimi,” i tha SETimesSpiro Ristevski, ministër i punës e politikës sociale.
Megjithatë, programi ende duhet të bëhet i njohur në vend.
“Disa njerëz që do të bënin kërkesë për para-kualifikim të mëtejshëm në vetëm pak orë të ngjeshura të trajnimit po e lënë. Veçanërisht në ato qytete ku shifra e papunësisë është shumë e madhe,” i tha SETimesVlatko Popovski, drejtor i agjencisë shtetërore të punësimit.
Disa, si Linda Kjezimi, drejtore e Qendrës për Arsimin e të Rriturve, tha se programi ka ngecur për shkak se shumica e publikut nuk di lidhur me përfitimin.
“Duhet të punojmë për të ngritur informimin e njerëzve për atë se cilat janë përfitimet e para-kualifikimit e ri-trajnimit si një mundësi për punësimin,” i tha Kjezimi SETimes.
Në Serbi, ku papunësia qëndron në 24.7 përqind, programi ka patur më shumë sukses fillestar.
Vitin e kaluar, më shumë se 1,600 vetë morën pjesë në nismën, që përfshin kurse në nisjen e biznesit, programet e trajnimit, arsimimin e mëtejshëm, planifikimin e karrierës e programet për të pa-aftët. Rreth 30 përqind e tyre janë marë në punë.
“E nisa si për hobi me bërjen e kekeve, në fillim për fëmijët e tyre e për ditëlindjet e miqve e familjes dhe pastaj njerëzit filluan të porositin,” tha Maja Deniç, një ekonomiste e Beogradit. Kur nuk arriti të gjejë punë si një ekonomiste, ajo dhe motra e saj bënë një kurs ri-trajnimi në përgatitjen e pastave. “Kur të përfundojmë kursin, që ka 160 orë trajnim praktik, kam në plan të hap dyqanin tim.”
Shumë prej tyre u ri-trajnuan si llogaritarë, diagnostikues automjetesh, sekretarë biznesi, riparues makinerish e teknikë të ngrohjes. Serbia ka një buxhet ri-trajnimi prej 2.5 milion euro më 2012.
“Para-kualifikimi e ri-trajnimi, sipas përvojës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Serbisë, është e vetmja mënyrë për të gjetur një punë në të ardhmen e afërt,” i tha SETimesNevena Letiç, kreu i Departamentit të shtetit për Punën.
“Qëllimi ynë ishte të nxisnim punësimin në rajonet më pak të zhvilluara në Serbi,” i tha SETimesDejan Jovanoviç, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Në këtë raport kontribuoi korrespondentja e SETimes Biljana Pekushiç në Beograd.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply