
Nisma përfshin stabilizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.
Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Podgoricë
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç ofroi të presë një takim të krerëve të shteteve evropiane juglindore. [AFP]
Në një përpjekje për të mbajtur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, presidenti malazez Filip Vujanoviç u bëri thirrje krerëve rajonalë të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë në Budva deri nga fundi i këtij viti.
Nisma e Vujanoviç për të pritur dialogun politik midis presidentëve të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të bëhej një model për zgjidhjen e çështjeve problematike rajonale midis vendeve fqinjë, thanë ekspertët.
Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonizimin, një OJQ me qendër në Novi Sad që merret me bashkëpunimin rajonal, tha se nisma e Vujanoviç është një shans për një dialog të vazhdueshëm midis Serbisë dhe Kosovës.
“Një takim i tillë me siguri do të ishte një vijim i atyre bisedimeve në Bruksel, kur kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi u takuan, dhe një mënyrë e mirë për të trajtuar çështjet e ardhme dhe problemeve të mundshme që të dy vendet kanë: të takohen në tokë neutrale për të diskutuar mbi problemet në atmosferë të çlirët,” i tha Popov SETimes.
Zyrtarët e Kosovës thanë se do të pranojnë ftesën e Vujanoviç dhe shprehën shpresë se presidenti serb do të bëjë po ashtu.
“Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës, është gati të takohet kudo, kurdo dhe me secilin zyrtar për interesat e shtetit dhe popullit të Kosovës, mbështetur në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Shpresojmë se presidenti i Serbisë, [Tomisllav] Nikoliç, siç thamë kur u zgjodh, do të gjejë kurajon e forcën që të bëjë atë që nuk e kanë bërë paraardhësit e tij: të vendosë marrëdhënie të mira e miqësore me Kosovën, kështu që dy vendet tona të pavarura të mund të nisen në rrugën për në BE,” i tha SETimesArnër Vllahiu, shefi i qeverisë së Jahjagës.
Zyra e Nikoliç nuk iu përgjigj SETimes kur u pyet në qoftë se presidenti do të pranojë ftesën e Vujanoviç.
Sërxhan Vukadinoviç, profesor i sociologjisë në Universitetin e Malit të Zi tha se nisma e Vujoanoviç është një nismë pozitive, por problemi midis Kosovës dhe Serbisë është shumë i madh për t’u zgjidhur nga një vend i vetëm.
“Kjo është një nismë e mirë, pa dyshim. Por nuk mendoj se Nikoliç do të pranojë ftesën e pa të këtu nuk ka përparim në këtë çështje. Mendoj se Brukseli apo Uashingtoni do të qenë ishin të mira për të trajtuar marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës,” i tha Vukadinoviç SETimes.
Takime të mëparshëm të nivelit të lartë të presidentëve rajonalë janë mbajtur në Vlorë, Prizren dhe Ohër. Serbia deri tani i ka bojkotuar takimet për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Takimi i javës së shkuar midis Daçiç, Thaçit dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së Kethrinë Eshton shënoi fillimin e dialogut politik të nivelit të lartë e një hap të rëndësishëm për rrugën e Beogradit në pranimin në BE. Një nga kushtet e BE-së për Serbinë është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba- Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply