Fundim Gjepali
nga nje here e qenia shqiptare fshihet,por kur arrin suksesin thuhet!!!!kshu i dodh Renese.
une e kam njohur pesonalisht ne janar te ketij viti ne spanje.
askush nuk fliste per kete djalin ne shqiperi me stil evropiano veriore qe vec mbiemrin ka shqiptare!!..
KOPENHAGEN- Restoranti më i mirë në botë për vitin 2010 quhet “Noma” dhe ndodhet në Danimakrë. Shefi i guzhinës së këtij restoranti është një 32-vjecari me origjinë shqiptare Rene Redzepi. (Rexhepi). Babai i tij, është shqiptar nga Maqedona i emigruar prej vitesh në Danimarkë, ndërsa nëna daneze.
Redzipi tashmë ambssador i guzhinës daneze, e ka bazuar suksesin e tij tek përbërësit e stinës dhe zonës ku ndodhet. Ky restorant gjendet pranë portit të Kopenhagenit dhe është i ndërtuar në një magazinë të vjetër.
Prodhimet e detit janë specialitet i tij. Në pjatat më të mira, shërbehet salmoni i egër, algat e detit, gaforret dhe midhjet.
Si restoranti më i mirë në botë, “Noma” është kurorëzuar dje nga revista e specializuar britanike “Restaurant Magazine”, e cila në bashkëpunim me revisën italiane “S. Pellegrino”, cdo vit publikojnë një klasifikim të 50 restoranteve më të mirë në botë, bazuar kjo në vlerësimin e 800 ekspertëve të gastronomisë.
E vecanta e këtij restoranti dhe shefit që e drejton atë, qendron në shkrirjen e guzhinës tradicionale dhe asaj moderne.
Vetë Rene deklaron se në restorantin “Noma” gatuhet duke pjekur ushqipmet në disa pllaka guri që quhen “basalt”, që sipas tij i bëjnë ushqimet më speciale.
Rene deklaron se sekreti i guzhinës së tij qendron tek “përdorimi i gjërë i qumshtit dhe kremit të tij në përgatitjen e pjatave speciale”.
http://fundimgjepali.com/page/3/


Leave a Reply