Analistet thonë se partitë e vogla të pavarura në zgjedhjet lokale po bëhen më popullore.
Nga Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Shkup
Ljiljana Popovska, udhëheqëse e partisë Përtëritja Demokratike e Maqedonisë, përshëndet votuesit përpara zgjedhjeve lokale në mars. [Aleksandar Pavlevski/SETimes]
Partitë e mëdha politike mbizotërojnë skenën politike në Ballkan, veçanërisht në zgjedhjet parlamentare, por partitë më të vogla po shohin gjithnjë e më tepër një shans për të arritur e për të fituar votues në zgjedhjet lokale.
“Partitë e vogla janë një alternativë për mishërimin e programeve politike që janë përparësi për shtetasit në jetën e tyre të përditshme. Ato më së shumti përfshijnë çështje të infrastrukturës dhe shërbimeve me rëndësi për komunitetet lokale që nuk janë shumë shpesh me interes për partitë më të mëdha,” i tha SETimesMensur Aliç, një anëtar i këshillit nga partia Alternativa e Tuzlës.
Alternativa e Tuzlës është një parti e re politike në në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) që fitoi tre vende në këshill në zgjedhjet lokale të 7 tetorit.
Partitë më të vogla në Maqedoni po bëjnë fushatë për zgjedhjet lokale të marsit 2013 dhe i shohin ato si një mundësi për të dalë nga hija e partive e blloqeve politike më të mëdha.
Disa, që kanë qenë deri tani pjesë e koalicioneve, duan për herë të parë të konkurrojnë si të pavarura.
“Ne po mendojmë të ofrojmë listën tonë për anëtarët e këshillit, por po e analizojmë ende atë opsion,” i tha SETimesLiljana Popovska, udhëheqësja e partisë Mëkëmbja Demokratike e Maqedonisë, e cila përqendrohet në çështjet e mjedisit dhe është partnere me partinë qeverisëse VMRO-DPMNE.
Shumë votues thanë se çështjet lidhur me jetesën urbane si dhe mjedisi janë më të rëndësishme për ta dhe si rrjedhojë nuk do të votojnë në bazë të përkatësisë së partisë në zgjedhjet lokale.
“Kandidati për të fituar votën time duhet të jetë një person që unë e njoh, një i tillë që do të angazhohet për të përmirësuar kushtet e jetesës në komunitetin tonë. Na duhen rrugë më të mira, parqe e më shumë gjelbërim,” i thaSETimes Jasna Ignjatova, një banore e komunës Kisela Voda në Shkup.
“Unë kurdoherë votoj për një kandidat që e njoh dhe e besoj më shumë, pavarësisht nga partia [në zgjedhjet lokale]. Në zgjedhjet parlamentare, unë votoj bazuar në një preferencë partie politike sepse votojmë për lista partiake të kandidatëve,” i thaSETimesSpiro Bogdanovski nga komuna Aerodrom në Shkup
Udhëheqësit e partive më të vogla thanë se pjesëmarrja si të pavarur në zgjedhjet lokale është vendimtare për forcimin e partive të tyre; kjo do të japë ekspozim e një ndikim më të madh në zgjedhjet parlamentare dhe do të kursejë disa nga kostot zgjedhore gjithnjë më në rritje.
“Jo të gjitha partitë e nisin garën zgjedhore në kushte të barabarta. Paratë janë kyçi për të patur një fushatë [të suksesshme], mbulim nga mediat, njerëzit e nevojshëm,” i tha SETimes Pavle Trajanov, kreu i Bashkimit Demokratik që fitoi një vend në parlament
“Zgjedhjet janë bërë me të vërtetë të shtrenjta. Kjo është pse kërkojmë ndryshime ligjore që do të rrisin fondet për partitë për përfaqësimin e tyre zgjedhor. Kjo do të rrisë pavarësinë tonë,” tha Popovska.
“Në zgjedhjet lokale, shanset për sukses janë të barabarta ndërsa shpenzimet janë më të vogla … përkundër zgjedhjeve parlamentare kur është pothuajse e pamundur për ne të fitojmë një vend,” shtoi Trajanov.
Analistët thanë se partitë e pavarura, të forta janë një hap pozitiv që një vend të bëhet më shumë demokratik.
“Suksesi në zgjedhjet lokale varet me të vërtetë në vetë kandidatët. Në qoftë se partitë më të vogla kanë kandidatë të mirë, ata mund të shpresojnë për sukses. Në ndryshim, edhe kandidatët më të mirë në zgjedhjet parlamentare nuk mund të fitojnë pa mbështetjen e e partive më të mëdha,” i thaSETimesVladimir Bozhinovski, analist në Institutin për Kërkimin Politik.
Të tjerë nuk janë dakort, duke argumentuar se partitë më të vogla duhet të fajësojnë veten që nuk fitojnë më shumë ndikim.
“Ato nuk ngulmojnë në politikat e programet e tyre dhe bashkimi me partitë më të mëdha dëmton e pengon ato nga dalja e tyre si një opsion i tretë politik përveç opozitës,” tha Ivica Boçevski, një ish anëtar i Partisë Liberale Demokratike, që hyri në bllokun e opozitës të Maqedonisë.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba -Dansk” Shkodrani


Leave a Reply