Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton bëri thirrje për normalizimin e marëdhënieve Kosovë – Serbi, por pa prekur sovranitetin e Kosovës
Zeri i Amerikes/ Leonat Shehu
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, në turne në pesë vende të Ballkanit, ndodhet në Kroaci ku u takua me kryeministrin kroat Zoran Milanovic, për të biseduar mbi anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE dhe rolin e tij si një aleat i Natos.
Sekretarja Clinton mbërriti në Zagreb nga Prishtina, ku ritheksoi mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura për sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial.
Per”Alba -Dansk” Shkodrani


Leave a Reply