
“Erdha në Itali në vitin 2005 me premtimin se do të punoja si parukiere. Në vend të kësaj ata më dërguan në një apartament në Borgo Ticino dhe pastaj edhe në Gallarate. Nuk mund të dilja, duhej të prisja të paktën 4, 5 burra në ditë, t’i kërkoja atyre në mes 100 dhe 150 euro dhe pastaj të dorëzoja të gjitha paratë. Unë mbaja asgjë për vete. Ndonjëherë me mbyllnin brenda”.Është ky rrëfimi shokues i një 30-vjeçareje rumune para gjykatës italiane, e cila ende ndjen frikë të dëshmojë sesi është detyruar të punojë si prostitutë nga një rrjet kriminal që drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe rumunë. Sipas gazetës italiane “La Stampa” rrëfimi i vajzës ka zbuluar detaje të tjera të shfrytëzimit të femrave për prostitucion nga ky grup. Mbi rastin janë 3 persona në gjykim. “Në apartament – tha viktima- meshkujt mbërrinin pasi shihnin njoftimet në gazeta, në mënyrë të veçantë në një gazetë në Varese”. “Më mbanin në kontroll: Duhej t’u jepja atyre para, sepse më kishin konfiskuar pasaportën. Në pesë javë u dhashë atyre rreth 14 mijë euro”, ka rrëfyer ndër të tjera 30-vjeçarja.
albnews.al


Leave a Reply