Nga Riza Salihu- K U R T H A E T R A D H Ë T I S Ë- Si u kurdis ajo në Kumanovë. Nuk është e kaluar e largët që të mos na kujtohet. Rreth një javë pas inskenimit të një kidnapimi në Stacionin e Policisë së Maqedonisë në Gushincë, ku u përhapë lajmi se gjoja ishin kidnapuar katër pjesëtarë të policisë së Maqedonisë, lajm ky të cilin askush nuk e besoi, por akuzohej haptas Kosova, se gjoja kidnapuesit kishin shkuar nga Kosova, ALI AHMETI, tashmë i urryeri në të gjithë Shqiptarinë, udhëtoi në Prishtinë, ku u takua me shokun e tij të vjetër, me të cilin vazhdimisht ka mbajtur marrëdhënie të mira dhe rrahagjoksjet e “heroizmave” i kanë të përbashkëta, Hashim Thaçin.
Vërehej se ky takim ndryshonte nga takimet e tyre të mëparshme. Kishte një tendosje, një atmosferë e rëndë, e zymtë, një stres, një frigë. Por askush nuk mund ta dinte që më parë se së shpejti do të sulmohet Kumanova dhe do të bëhet shkrum e hi, njësoj si më 1998 Prekazi. Me ikjen e Aliut nga Prishtina, u dëgjua të flitej për një LISTË ME EMRA, të cilën Aliu ia kishte dhënë Hashimit. Për listën më shumë u folë kuloareve, por pati edhe media që e përmendën. Megjithatë kërkush nuk e dinte se për çka duhej të shërbente ajo listë dhe çka duhej bërë me ata emra. Duke ditur për listën, e duke mos e ditur se përse e solli Ali Ahmeti atë listë, pati komente (edhe në një medium), se lista do të jetë dërguar nga Gruevski me emrat e atyre kosovarëve që duhej të burgoseshin, në mënyrë që Kosovës t’i mbetej faji për inskenimin në Gushincë. Kaq dihej dhe kështu kujtohej deri sa u sulmua Kumanova.
Pas sulmit brutal në Kumanovë, u muar vesh se pjesëtarët që u ndodhën në përbërjen e grupit, kanë pasë thirrje telefonike dhe kanë biseduar, si dhe e kanë thirrur njëri tjetrin, që të shkojnë në Kumanovë, gjoja për një përkujtim të përvjetorit të vrasjes së Harun Aliut. Pra, ky paska qenë preteksti i mashtrimit për t’i grishur në kurthë, ku do të sulmohen dhe do të masakrohen, e në këtë inskenim të tmerrohen edhe gjithë popullsia shqiptare e Kumanovës. (Masakra të tilla shqiptarët kanë përjetuar edhe më parë. Nuk është fare e largët Masakra e Dubravës, por e mbajmë mendë edhe Masakrën e Tivarit, për të mos vazhduar të numërohen më shumë të tilla dhe të ngjashme).
Si do që të analizohet dhe si do që të vlerësohet, rezulton se LISTA që ia kishte sjellur Ali Ahmeti Hashim Thaçit PËRMBANTE EMRAT e atyre njerëzve që kishin marrë pjesë në luftime në Maqedoni në vitin 2001, për t’i eliminuar, pse kanë luftuar kundër Maqedonisë. Pra, thirrja e tyre ishte kurthi, që ishte planifikuar dhe ishte kurdisur që më parë. Dhe që ta realizonin eliminimin e këtyre djemëve, Gruevski kishte nevojë t’ia bënin një nder (lexo: një shërbim) jo vetëm Ali Ahmeti që është në koalicionin qeverisës me Gruevskin, por edhe Hashim Thaçi i Kosovës. Se cili ishte rezultati i këtij kurthi, tashmë e kemi parë të gjithë dhe po e dimë bilancin. Por duhet cekur qartë, se nderi apo shërbimi që ia bënë Aliu dhe Hashimi Gruevskit, është tradhëti ndaj popullit shqiptar. Ndryshe kjo është vrasje masive me paramendim, e planifikuar që më parë, duke përzgjedhur viktimat, e kurdisur duke mashtruar viktimat për t’i futur në kurth dhe e zbatuar duke përdorur në mënyrë abuzive forcat e armatosura të shtetit. Të gjithë të lartpërmendurit kanë faj për këtë.
Poashtu dua ta cek edhe se është shumë indikative, se kur ndodhi inskenimi në Gushincë, burimet nga Maqedonia thoshin se kanë qenë rreth 40 persona. Këtu mund të shtrohet pyetja logjike: si e dinin numrin e personave, kur nuk e kishin kapur dot asnjë, e nuk e dinin asnjërin se kush kishte qenë? Pastaj kur ndodhi sulmi mbi Kumanovën, ndodhi që në grupin të cilin e quanin “grupi i armatosur” ishin pikërisht 40 persona. Pra, çdo gjë flet se plani i krimit është bërë që më parë dhe ai është bërë në institucionet shtetërore.
SHQIPËRIA E BASHKUAR
Leave a Reply