
EKSKLUZIVE Roberto Saviano: Ju rrëfej bëmat e mafies shqiptare dhe asaj të Kosovës
Shkrimtari dhe gazetari i njohur italian antimafie flet per agjencine e lajmeve ATSH dhe “Presheva jonë” një ditë para vizitës në Tiranë
Nga Nefail MALIQI
Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë, flet për krimin e organizuar shqiptar, i cili zotëron asete dhe pjesë të madhe të ekonomive kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë, madje është bërë rrezik për ecjen përpara. Nesër Saviano do të jetë në Tiranë i ftuar të marrë pjesë në Panairin e Arteve Pamore dhe Librit. Një ditë para se të vijë në kryeqytetin shqiptar, Saviano, autori i bestsellerit “Gomorra” i cili do të flasë për librin e tij “Zero” flet në veçanti për trafikantët e drogës në Europë, ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e këtij trafiku. Ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Lozanë të Zvicrës për çështjet e kriminalitetit të organizuar. Si gjithnjë i shoqëruar nga 20 truproja. Është i dënuar me vdekje jo vetëm nga Camorra napoletane por edhe nga pjesë të tjera të krimit të organizuar.

Ka rivalitet mes mafieve të Tiranës dhe Prishtinës
Në një bisedë ekskluzive për agjencine e lajmeve ATSH dhe “Presheva Jonë” ne Zvicër z.Saviano vendos gishtin në plagë dhe flet hapur.. Roberto, ju e njihni mirë krimin e organizuar dhe atë shqiptar në veçanti, cili është roli i tij sot? Shiko kolegë, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës në Ballkan po ecën përpara sipas rrugëve tradicionale. Bandat e fuqishme në rajon bashkëpunojnë fuqishëm. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë një kancer për Kosovën dhe Shqipërinë dhe janë pengesa më e madhe e këtyre vendeve në rrugën drejt integrimit europian. Eksodi është një fenomen i dhimbshëm i shqiptarëve kohëve të fundit… Dhe mund të thuhet hapur se mafia që kontrollon drogën është edhe ajo që organizon, mbron dhe rregullon këtë eksod dramatk, faktet që dalin çdo ditë vetëm e vërtetojnë këtë. Trafiku i qënieve njerëzore është jo vetëm logjistika perfekte e transportimit të drogës por është pjesë e rëndësishme e fitimit dhe kontrollit të territorit. Këtu vepron e gjithë mafia rajonale…
Se cila është mafia më e fortë në rajon? Padyshim mafia kosovare, ajo ka edhe lidhje shumë të forta jo vetëm në territor por edhe në istitucione. Shikoni, kemi të bëjmë me një Fenomen interesant. Mafia kosovare, konkurrenten dhe rivalen më të egër në kontrollin e trafikut të drogës ka mafien që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia shqiptare në Europë. Dhe ndërsa politika po flet për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, krimi i organizuar ka një axhendë të ndryshme. Mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale kundër mafias shqiptare, duke e luftuar egërsisht atë.

Saviano në takime e konferenca me 20 bodyguard. Me truproje më shume se sa nje president shteti ?!
Saviano duke folur për ballkanin më pas shpjegon se në librin tij të fundit «ZERO» mbi tregun e kokaines i pemend shqiptarët te cilet janë te njohur për trafikun dhe shperndarjen e kokaines jo vetëm këtu në Zvicër, por dhe në Itali dhe vendet tjar të Evropës. Ai ne ket libër serbët i ka cilësuar si tortur-ista dhe të pamëshirshëm. Ndërsa, shqiptaret, sipas tij, nuk kënaqen vetëm me ate kur të heqin qafe, ata më pas merren edhe me brezat e ardhshëm… Ndersa lidhur me krijimin e gjykates speciale në Kosovë, sdipas Savioans, eshte ne favor dhe në te mirë te Kosovës, imazhit te ketij shteti te ri ne Evropë. « Nëse autoritet kosovare i kane duart e pastra nuk di pse hezitojnë ta themelojne kete gjykate kunder krimeve në Kosovë ?!.. » ka pohuar ne fund z.Savionao.
Se kush eshte dhe sa ka peshe shrkimtari dhe gazetari italian Roberto Saviano duket se deshmon me se miri vizita e tij në Lozanë të Zvicrës i cili cdo levizje e bnta bashke me sigurmin e tij, ishte i rrethuar nga truprojet-bodyguarde te cilin e ruanin mbi 20 persona (“gorilla”), nga ta 10 policë me uniformë dhe 10 tjere civilë me tela ne vesh e syza te errëta?!
preshevajone.com


Leave a Reply