
TIRANE- Në Evropë, sikurse edhe në Shqipëri, 1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur nga romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus.
Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri.
Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur. Ata që e kanë bërë edhe më të këndshme ditën e gënjeshtrave janë edhe mediat. P.sh. rrjeti televiziv “BBC” në 1 prill 1957 publikoi një kronikë sipas së cilës fshatarët zviceranë korrnin makarona nga pema. Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët.
(marre nga vizion plus)
————————————————————————–
1 Prill, ja pesë gënjeshtrat më interesante

Sot është dita e gënjeshtrave. Të gjithë përpiqen të kurdisin diçka ose të vënë të tjerët në një situatë të vështirë, por pa e tejkaluar sensin e masës.
Amerikanët e quajnë “April Fool’s Day”. Dikur dita e vitit të ri.
Me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, disa njerëz ende vazhduan ta festonin 1 Prillin si ditën e parë të vitit duke gënjyer veten, ndërsa të tjerët, që kishin pranuar ndryshimin e kalendarit, filluan të talleshin me ta.
Edhe sot, pothuajse në të gjithë botën, festohet 1 Prilli si dita e gënjeshtrave.
Ja disa nga mënyrat që mund të përdorni për ta bërë këtë ditë më interesante.
1.Nëse në zyrën tuaj, kolegu ju ka mërzitur për diçka këto kohët e fundit, bëjini një shaka me një maus me wireless. Nga tavolina juaj e zyrës, komandoni gjithçka që ai duhet të bëjë, ndërkohë që mausi i tij nuk funksionon. Përpara se ta mërzisni, thuajini duke qeshur se ishte shakaja e 1 Prillit.
2.Në Amerikë është shumë popullore. I keni parasysh plastmaset e tejdukshëm që përdorim për ushqimin? Merrni një pjesë prej tyre dhe tendoseni tek pjesa e sipërme e WC. Mëngjesin e 1 Prillit do të të “urrejnë” të gjithë.
3.Ndrysho gjuhën e telefonit. Bëja këtë shaka mikut tënd më të mirë, merri telefonin kur të mos e ketë mendjen dhe ndryshoji gjuhën në një të pakuptueshme për të.
4.Torta e çuditshme. E kush nuk i ka qejf tortat? Në një pjatë, vendosni një tullumbace, rreth saj vendosni një karton, ngjiteni tullumbacen me kartonin dhe sipër lyeni të gjithën me krem pastiçerie. Në tavolinën e ngrënies, shërbejeni “tortën” dhe mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë.
5.Këpuca e Hirushes! Është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni në mëngjes, pavarësisht se familjarët tuaj mund të mërziten. Fshehni njërën prej këpucve të tyre, ata do të lodhen duke e kërkuar gjithë kohën, ndoshta do të bëhen edhe pak nervozë.
Tvklan/Kristi Petro
———————————————-
1 Prilli – Dita e gënjeshtrave!
Dita e gënjeshtrave është dita e parë muajit Prill ku falen gënjeshtrat që i bëjmë në këtë ditë. Ne të gjithë kemi dëshirë të relaksohemi pak duke u tallur me të tjerët dhe duke e ngritur humorin tonë dhe të shpresohet që të gjithë do të relaksohen mirë në këtë ditë.
Ekzistenca e Ditës së gënjeshtrave në Gjermani tregohet që nga shekulli i XVII-të.
1945 – Masakra e Tivarit-është një masakër që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.
1979 – Irani shpallet Republikë Islamike.
2001 – Në Beograd u burgos ish kryetari i Serbisë Sllobodan Millosheviq.
2003 – Formimi i firmës Square Enix, nga shkrirja e Squaresoft dhe Enix.
1815 – Otto von Bismarck, politikan gjerman (vdiq më 1898)
1789 Dhoma e Përfaqësuesve mbajti takimin e saj të plotë në New York City, Frederick Muhlenberg nga shteti i Pensilvanisë u zgjodh kryetar i parë.
1853 Cincinnati, Ohio, u bë qyteti i parë i SHBA –së për të paguar zjarrfikësit e saj me pagë të rregullt.
1933 Gjermania naziste filloi persekutimin e hebrenjve me një bojkot të plotë të bizneseve në pronësi hebraike.
1970: Presidenti Richard Nixon nënshkroi një akt që ndalon reklamat e cigareve në radio dhe TV.
1999 Një burrë nga New Jersey u arrestua nën akuzën se kishte shpërndarë virusa nëpër emailat e 1 miljonë njerëzve dhe kishte shkaktuar bllokimin e 1 milion kompjuterëve në mbarë botën.
2009 Benjamin Netanyahu mori detyrën si kryeministër i Izraelit për një mandat të dytë./infoglobi/


Leave a Reply