Berat- Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ai dhunonte në mënyrë sistematike, deri në gjendje të rëndë prindërit e tij të moshuar.
Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Sajmir Shehu, 34-vjeç, pas denoncimit të marrë se ai ushtronte dhunë ndaj dy prindërve të tij, Kujtim dhe Drita Shehu nga fshati Samaticë.
Sipas të njëjtave burimeve, nga dhunimi i fundit 2 bashkëshortët Shehu, janë shtruar në spital.
Policia nis hetimet, ndërkohë që po merret në pyetje edhe 34-vjeçari, në mënyrë që të zbardhë edhe motivet e dhunës.
\Shekulli Online\E.Sh\
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply