Baki Ymeri
Bukureshti është simbol krenarie që kall energjinë e patriotizmit shqiptar. Në frymën e angazhimit për forcimin e urave të miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, z. Sami Shiba, së bashku me stafin e tij, ka organizuar një numër të konsiderueshëm aktivitetesh në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Nga autoritetet lokale, morën pjesë, zv. kryetari i Këshillit të Rrethit, z. Mija Florin, zv.kryetarja e Bashkisë së Brailës, znj. Doinita Ciocan, zv.Prefekti i Rrethit Braila, z. Grosu Catalin Ionut, Drejtori i Bibliotekës, z. Dragos Neagu. Nga komuniteti i shqiptarëve në Rumani morën pjesë Kryetari i Nderit i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti, shqiptarë etnikë të Brailës etj. Në fillim, Ambasadori Shiba dhe autoritetet lokale vendosën pesë kurora me lule pranë bustit të Naum Veqilharxhit, që është vendosur në Bulevardin “Independentei”, në njërin nga sheshet kryesorë të qytetit të Brailës. Në sallën e Bibliotekës së qytetit të Brailës, ishin ekspozuar dokumenta, të cilat pasqyronin aktivitetin e plotë të Naum Veqilharxhit. Po kështu në bashkëveprim me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore të Rumanisë, Puiu Hashoti, me drejtorine Muzeut te Fshatarit Rumun, Virgil Niculescu, si dhe me Fondacionin “Tradita Shqiptare”, këto ditë (11 tetor), në lokalet e Muzeut të Fshatarit Rumun, ambasada e Shqipërisë hapi ekspozitën me kostume popullore kombëtare, të cilat u përkasin trevave të ndryshme shqiptare. Zv.Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Fshatarit Rumun, Dr. Georgeta Ro?u, e vlerësoi ekspozitën si një moment të rëndësishëm për njohjen e kulturës shqiptare, duke evidentuar larmishmërinë e kostumeve dhe shijen e hollë estetike të popullit shqiptar në shekuj, veçanërisht elementet e përbashkëta me kostumet popullore rumune, dhe me ato të popujve tjerë të Ballkanit. “Populli shqiptar është i vetmi popull në botë, më i afërt me popullin rumun. Respekti dhe admirimi mes këtyre dy popujve ka qenë gjithmonë në nivel të lartë”, tha zv/drejtoresha. Ambasadori Shiba shtoi se ekspozita e kostumeve kombëtare të Shqipërisë, të punuara me dorë nga stilistja Edlira Sula, me kombinimin e formave dhe larminë e ngjyrave është dëshmi e traditës, kulturës, historisë, etnicitetit, identitetit shqiptar. Aktivitete me rëndësi ishin edhe ato që u inauguruan në 16 tetor në Kinematekën “Eforie”, në zemër të Bukureshtit, java e parë filmit shqiptar “Shqipëria është vlerësuar nga Këshilli i Europës për standardet e aplikuara në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe për rrjedhojë ne nuk e gjykojmë të nevojshme, hartimin e ndonjë marrëveshjeje specifike me palën serbe” organizuar në Rumani. Pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe dashamirës të Shqipërisë, ditën e parë patën fat të ndjekin filmin “Gjallë” të regjisorit Artan Minarolli… Asnjë vend tjetër në historinë e 100 viteve të fundit nuk mban më shumë simbole të atdhetarizmit se sa Rumania, me një komunitetet të fortë shqiptar, që kanë hyrë në historinë e Shqipërisë si atdhetarët më aktivë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Në praninë e personaliteteve të shquara rumune dhe shqiptare, më 18 tetor, kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një ceremoni në Kishën Ortodokse të Shën Nikolait, në qendër të Bukureshtit, kishë e cila u vu në shërbim të komunitetit ortodoks shqiptar për më shumë se 3 dekada, deri në vitin 1945. Në këtë kishë, ku shqiptarët e Rumanisë festuan për vite me radhë Ditën e Flamurit, themeluesi i kishës autoqefale shqiptare, Fan Noli, ka mbajtur meshë në gjuhën shqipe, në vitin 1911. E vetmja që nuk e nderoi këtë dhe manifestimet tjera shqiptare në Bukuresht e Brailë, ishte deputetja e komunitetit shqiptar, Oana Manolescu. Pyetja që parashtrohet është se kush meriton të dekorohet nga Qeveria e Shqipërisë apo Ambasada jonë në Bukuresht, në vigjilje të kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë.
SHEKULLI
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply