Një ngjarje pazakontë ndodhi në kryeqytet, ku një nënë 23-vjeçare ka lindur në rrugë. Banorët tregojnë se gjithçka ndodhi papritur, ajo ishte ulur në rrugë pranë barakës ku jeton me burrin e saj rreth 40 vjet më të madh, kur krejt papritur i del fëmija.
Banorët shprehen se, s’po e besonim që ajo po lindte. Ngjarja ndodhi në lagjen “Allias” në Tiranë, dhe nëna e re quhej Jona.
“Askush nga banorët nuk ishte afruar për t’i dhënë ndihmë nënës së re, sepse gjithçka ndodhi shpejt e shpejt brenda pak minutash dhe fillimisht ajo s’kishte shfaqur asnjë shqetsëim”, thanë banorët.
I vetmi që iu afrua ishte një polic, i cili ndodhej rastësisht në rrugë duke kaluar. Ai u përpoq të ndihmonte 23-vjeçaren ndërsa lajmëroi menjëherë spitalin. Një autoambulancë me mjeke dhe dy infermiere mbërritën për t’i dhënë ndihmën nënës së re dhe fëmijës së saj. Gruaja u dërgua në maternitet, ku qëndroi vetëm disa orë. Sepse brenda ditës ajo u rikthye në barakën e saj bashkë me vajzën e sapolindur.
Jona nuk mundi të shkonte asnjëherë në spital gjatë shtatzënisë së saj. Ajo jeton në një barakë prej plastmase dhe kartonësh në një rrugë në lagjen “Allias” në Tiranë, bashkë me burrin e saj rreth 60 vjeç, dhe vajzën 3 vjeçe.
Kultura mjekësore është e kufizuar për 23-vjeçaren, Jona dhe ajo nuk e dinte që kishte mbetur shtatzënë gjë, të cilën e kuptoi vetëm kur barku i saj ishte rritur.
Familja e përbërë tashmë prej katër personash jetojnë në barakën e vogël të cilën ata e kanë sajuar vetëm për t’u mbrojtur nga shiu gjatë natës.
Banorët e zonës tregojnë se Jona u braktis nga familja e saj kur ajo ishte në moshë të mitur.
Për të siguruar bukën e gojës, 23-vjeçarja, e cila njihet edhe si femër me paqëndrueshmëri mendore, shoqërohej nga 60-vjeçari, i cili jetonte rrugëve si endacak. Ai shiste hekurishte për të siguruar jetesën për vete dhe për 23-vjeçaren.
Tre vjet më parë Jona lindi një vajzë të shëndetshme, e cila jeton rrugëve si prindërit e saj. “Megjithëse flinte në një barakë plastmase, vajza e vogël nuk u sëmur asnjëherë, banorët e lagjes ndihmonin nënën e re të ushqente foshnjën duke i çuar qumësht apo ushqime të tjera”, – shprehet një banor i cili shton se Zoti bën mrekulli.
/Shekulli Online/ E.L/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply