Një taksi vozitës në Emiratet e Bashkuara Arabe është shpërblyer me 3 dollarë amerikan, pasi që një udhëtari i kishte kthyer 10 mijë dollarët e humbur në makinën e tij. Shaban Alija, është shoferi i taksisë me origjinë pakistaneze, për të cilin kanë shkruar mediat botërore për humanizmin e tij dhe humbësin e parave.
Shaban ka gjetur çantën me paratë dhe pas kontrollit të saj ai ka parë shumën e parave në dollarë dhe dokumentet personale të sauditit, i cili kishte humbur çantën. Ai kishte pritur se do të përfitojë një ndihmë sado pak më solide nga humbësi i çantës, mirëpo shpërblimi ka qenë vetëm 3 dollarë, apo 10 dirhame.
“Dua të pranojë se më ka ardhur keq se përse kam harxhuar aq shumë kohë për të gjetur këtë udhëtarë, dhe disa orë duke e pritur këtë person në ambientet e hapësirës së kompanisë ku ishte punësuar. Por, s`ka problem, do t`ia kisha kthyer paratë, edhe po mos të kisha asnjë shpërblim”, ka deklaruar taksi vozitësi, Shaban Alia.
Një rast i njejtë ka ndodhur edhe disa vite më parë kur një taksi vozitës tjetër kishte gjetur në makinën e tij disa mijëra dollarë, pasaportën, laptopin, blacbarry-n dhe një kartelë bankare dhe gjësende tjera të një nigeriani, mirëpo taksiu ka mbetur vetëm me një faleminderim. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply