
DASHI
Për të qenë të lumtur me partnerin duhet të bëni disa lëshime të vogla. Mos kërkoni gjithmonë që të dalë e juaja, sepse do keni mosmarrëveshje.
DEMI
Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat
BINJAKET
Do jeni më tepër xhelozë sesa duhet sot dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje me partnerin. Lëreni partnerin të shpjegohet. Beqarët do tërhiqen shumë fizikisht nga dikush që në fakt nuk ia vlen.
GAFORRJA
Do e keni paksa të vështirë sot t’i qëndroni besnik personit që keni në krah. Do kërkoni më tepër liri, por kur ta humbni partnerin do ndiheni bosh. Mos u nxitoni!
LUANI
Çiftet më në fund do mundin të jenë të lumtur. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Në mbrëmje priten disa momente të zjarrta.
VIRGJERESHA
Pritet që dita e sotme të jetë shumë e qetë për të dashuruarit. Bashkëpunimi dhe komunikimi do jetë i mirë e nuk do përbëjë asnjë problem. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica të tejskajshme vetëm për të gjetur dashurinë.
PESHORJA
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Do keni më shumë besim tek tjetri dhe gjithashtu do respektoni mendimet e tij.
AKREPI
Nuk do kërkoni asgjë tjetër sot përveç qëndrueshmërisë në jetën tuaj në çift. Nëse flisni qetësisht me partnerin do i sqaroni mosmarrëveshjet dhe do jeni më të qetë. Beqarët nuk do kërkojnë thjesht një aventurë kalimtare.
SHIGJETARI
Ata që janë në një lidhje do kenë surpriza të këndshme gjatë gjithë ditës. Partneri do ua bëjë qejfin për gjithçka, prandaj shfrytëzoni çdo moment. Nëse jeni beqare, mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin
BRICJAPI
Jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni debate teë shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat pranë tij. Flisni dhe shprehini gjithçka. Nuk ia vlen të kesh një lidhje kur nuk ndiheni mirë.
UJORI
Mërkuri do ua bëjë edhe më të bukur ditën sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë atij që dashuroni. Beqarët nuk do duhet të ëndërrojnë ende për një princ të kaltër, sepse një person mjaft interesant do bëhet pjesë e jetës së tyre.
PESHQIT
Shumë të zënë me zgjidhjen e një problemi familjar, nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Shpjegojani si është situata nëse nuk doni që ai të mërzitet.


Leave a Reply