
Një student holandez prezantoi të martën prototipin e një “droni ambulancë”, një avion i telekomanduar i cili do të përdoret për të shpëtuar njerëzit që vuajnë nga zemra. Ky avion i telekomanduar, i shpikur nga studenti i diplomuar për inxhinieri, Alec Momont, mund të fluturojë me një shpejtësi prej 100 km/h.
Gjatë prezantimit të prototipit Momont u shpreh:“Rreth 800 mijë njerëz pësojnë atak kardiak çdo vit në Evropë dhe vetëm 8% e tyre shpëtojnë. Arsyeja e parë është vonesa e ambulancës dhe e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat duan mesatarisht 10 minuta të mbërrijnë, ndërsa vdekja cerebrale dhe dëmtimet e tjera ndodhin brenda katër deri gjashtë minutash.”
Ky avion i telekomanduar është me ngjyrë të verdhë, ashtu siç janë ambulancat zakonisht, dhe përbëhet nga 6 helika. Ai mund të mbajë deri në 4 kilogramë dhe mund të arrijë tek një pacient rreth 12 kilometra larg brenda një minute, duke e rritur në këtë mënyrë përqindjen e të mbijetuarve nga 8% në 80%.
Avioni i telekomanduar i merr sinjalizimet nga celulari dhe përdor GPS-në për të naviguar. Në momentin e mbërritjes, mjeku apo infermieri me anë të telekamerës së avionit të telekomanduar mund të udhëzojë personin që ndodhet pranë pacientit se si mund të veprojë.
Prototipi ka tërhequr vëmendjen e shërbimeve të emergjencës në Amsterdam. Momont dëshiron që avioni i telekomanduar të kthehet në një kuti mjekësore fluturuese, në gjendje për të transportuar një maskë oksigjeni apo një injeksion insulinë për pacientët me diabet. Momont shpreson që ky avion i telekomanduar të shpëtojë qindra jetë njerëzish në pesë vitet e ardhshme. Avioni i telekomanduar mund të kushtojë rreth 15 mijë euro ose 19 mijë dollarë. /eRrallē/Krokodili/


Leave a Reply